Lulzim Basha sot nuk shkoi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Më saktë ai u shfaq dy orë me vonesë, pasi Berisha u largua prej aty.
Për ata që nuk e dinë, dua të them se Lulzim Basha nuk ka kurajo të përballet me Berishën. Këtë e ka pohuar vetë në momentin që mori vendimin personal për ta përjashtuar themeluesin e partisë së tij nga Grupi Parlamentar i PD-së. Besoj e kujtoni deklaratën e Palokës! Por ai nuk kishte guxim ta shihte në sy Doktorin edhe kur bashkëpunonin bashkë. Qëndronte me orë të tëra me të në mbledhje e takime, apo dreka dhe darka pune pa iu ndjerë zëri.
Në takimet me Berishën ai vetëm dëgjonte, nuk jepte asnjë mendim. Nuk kuptohej nëse i miratonte ose jo mendimet dhe propozimet e Doktorit. Bëhej memec para tij. Kur ndonjëri në bisedë jepte ndonjë mendim në plotësim apo diccka në kundërshtim me mendimin e Doktorit, Luli nxirrte gishtin e madh të dorës së djathtë dhe i thoshte “guximtarit” me shenjë: “Bravo, kështu si thua ti është, nuk është si thotë Doktori”! Po ama ngrinte atë gishtin e dorës që nuk shihej nga Doktori! Ndërsa vetë rrinte dhe dëgjonte pa folur asnjë fjalë, pa dhënë asnjë mendim, pa nxjerrë asnjë rrokje nga goja.
E disa thoshin për Lulin: “Sa i thjeshtë, sa i urtë, sa i kulturuar, sa i dëgjueshëm është ai”! Pastaj vazhdonin: “Luli nuk është si Berisha, është ndryshe”! Vërtet ishte ndryshe, pa guxim, pa memorie, pa ide, pa mendim, ndoshta edhe intrigant dhe i pabesë.
Kush pret që Luli të shkojë në ndonjë mbledhje me Doktorin te Grupi Parlamentar ose gjetkë, ai gabohet. Ose duhet që Doktori të shkojë një ditë te Torre Drini e ta marrë për dore për ta sjellë në mbledhje, ose mos prisni se ai do të gjendet ndonjë ditë përballë tij. Edhe në parlament do të shkojë në momentet kur Berisha nuk do të jetë në sallë. Shkurt, është i paaftë të ballafaqohet! Nuk ballafaqohen dot të pasinqertit!
Prandaj dhe mos prisni që Lul Basha të vijojë të jetë pjesë e Partisë Demokratike. Se mos ndonjë idiot pret që Luli “ta bashkojë Partinë Demokratike”! Me shumë mundësi ai do ta krijojë një parti pa anëtarë, ose me disa anëtarë, sa kohë kunati do të hedhë ndonjë lek. Do ta bëjë, sepse këtë do ia kërkojë me ngulm pengmarrësi!
Burimi/Facebook


Leave a Reply