Teksa rrjetet sociale ziejnë prej kohësh për paraqitjen e Ronela Hajatit në Eurovizion, këngëtarja ka nisur tashmë punën për realizimin e klipit prezantues. Stilisti dhe miku i afërt i saj, Niko Komani, i ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan tregon se presioni është i madh për të sjellë një performancë të përsosur në çdo detaj.
Ronela po bashkëpunon me një ekip të mirëmenduar për të realizuar një klip të denjë dhe i është përkushtuar përzgjedhjes së secilës hollësi për të shënuar ndryshimin. Në fotot e postuara në Instagram, shkëputur nga xhirimet e “Sekret”, Ronelën e kemi parë me një veshje e pamje të ëmbël si hyjneshë. Në tjetrën, ajo transformohet në diçka krejt tjetër, me flokë të çuditshëm e sy goditës, por shpjegimin e gjithë kësaj e jep Niko.
Niko Komani: Klipi është një përrallë, nëse keni lexuar apo parë shkrimet e Ronelës. Është një përrallë mitologjike shqiptare që as unë nuk isha i informuar sepse kam jetuar në Shqipëri dhe di mitologji tjetër. Kjo vërtet më ka mahnitur. Djali nga mali është Florian Agalliu. Ronela është një perëndeshë e vjetër shqiptare që bie nga dashuri me djalin nga mali, kaq mund të them. Nga një perëndeshë që keni parë në gjithë skenat, aty ku lidhëm dhe përrallën, transformohet në një gjarpër dhe do ketë një arsye pse.


Burimi/tvklan.al


Leave a Reply