
NË LIDHJEN TONË
Kanë filluar
Dhe po çelin
Gjithnjë e më shumë
Lule të bukura
Dhe të bekuara
Të dashurisë
Stubëll, 3 mars 2013
SHUMË JEHONA
Eni e dëgjoni
Këtu në Dardani
Shumë jehona
Gjithkah
Me ëmbëlsi dashurie
Stubëll, 3 mars 2013
KY REGJIMI YNË
Me ligje dhe me kushtetutë
Është i fiksuar
Në dashuri
Dhe vetëm në dashuri
Stubëll, 3 mars 2013
DUKE DËGJUAR ZEMRAT
Kemi marrë vendimin historik
Unë me mbretëreshën
Jemi lidhur në dashuri
Dhe po radhisim mrekullitë
Gëzuar!
Stubëll, 3 mars 2013
TË NGROHUR NË DASHURI
Jemi gjithnjë
Të fortë
Të vlefshëm
Të rëndësishëm
Për këtë botë
Edhe të domosdoshëm
Stubëll, 3 mars 2013
ME GARANCI TË PLOTË
Kemi hyrë
Në shekullin e ri
Për të kultivuar dashurinë
Në dobi të njerëzisë
Gëzuar!
Stubëll, 3 mars 2013
MES LULEVE TË BEKUARA
Ne shndrisim
Dhe vezullojmë
Me rreze dashurie
…
Stubëll, 3 mars 2013
PËR TË GJITHA MOSHAT
Dashuria
Është e rëndësishme
Edhe e domosdoshme
Për njerëzit
E të gjitha moshave
Stubëll, 3 mars 2013
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply