
Ndërsa Madona i është bashkuar tashmë klubit të miliarderëve në botë, vëllai i saj i pastrehë jeton në një realitet krej tjetër.
Këto janë fotot që ka publikuar “Daily Mail” dhe që janë marrë këto ditë, ku shfaqet vëllai i mbretëreshës së muzikës në të ftohtin e acartë duke pirë alkol.
Anthony Ciçone, i cili ka jetuar rrugëve për gati tre vjet, pohon vetë se motra e tij, superstar, nuk do t’ja dijë nëse ai është gjallë apo jo.
“Mail Online” ka zbuluar se familje e tij është në fakt e tmerruar nga frika se nga momenti në moment ai mund të vdesë, duke mos patur mundësi të kujdesen për të.
Vetëm pak kohë më parë ai ka kaluar 1 vit në burg, pasi u arrestua nga policia para një kishe, i dehur në prani të disa fëmijëve. P.K
KOMENTE
Tema
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Ky vellai i saj qenka si kunati i Sali Berishes qe vdiq ne Gerdec. Ca njerez nuk pyesin as per gjakun, po vetem per paret!