
Disa të moshuar mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekshmërisë deri në 27% dhe rreth 35% kur ata vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare
Personat 65 vjeç e më shumë me një nivel më të lartë omega-3 në gjak jetojnë mesatarisht 2.2 vjet më gjatë sesa ata me një nivel të ulët, zbulon një hulumtimi i botuar të hënën. Këto acide yndyrore janë të përfshira kryesisht në peshk sikur salmona.
Disa të moshuar mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekshmërisë deri në 27% dhe rreth 35% kur ata vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, thonë studiuesit nga universitetet amerikane të Harvardit (Massachusetts) dhe të shtetit të Uashingtonit.
“Konsumi i peshkut të pasur me acide yndyrore ka qenë prej kohësh i konsideruar si një ushqim i shëndetshëm, por pak hulumtime kanë vlerësuar efektet e dobishme të omega-3 për shëndetin e të rriturve dhe të moshuarve”, thotë Dr. Dariush Mozaffaris, Fakulteti i Shëndetit Publik, Universiteti i Harvardit, bashkautor i studimit.
“Rezultatet e këtij studimi konfirmojnë rëndësinë e niveleve adekuate të omega-3 në gjak për shëndetin kardiovaskular dhe sugjerojnë që më vonë në jetë këto përfitime vërtet mund të zgjasin numrin e viteve të jetës”, shton ai.
Një studim më afatgjatë
Kërkuesit kanë analizur të dhënat statistikore të kryera gjatë 16 vjetëve, të cilat mbulonin rreth 2700 të rritur të moshës 65 vjeç e më shumë të Shteteve të Bashkuara, të cilët morën pjesë në një studim më afatgjatë mbi shëndetin kardiovaskular. Këto studime janë kryer nga Institutet Kombëtare të Shëndetit (NIH).
Pjesëmarrësit vinin nga tri shtete (North Carolina, Maryland dhe Pennsylvania) dhe ishin në përgjithësi në gjendje të mirë shëndetësore në fillim të hulumtimit.
Autorët e këtij studimi kanë kërkuar të sqarojnë efektet e acideve yndyrore mbi shëndetin, duke shqyrtuar shënimet në gjakun e të rriturve që nuk marrin shtesë omega-3 nga vaji i peshku. Ata ishin në gjendje për të vlerësuar efektet e mundshme të konsumit të rregullt të peshkut mbi shkaqet e shumta të vdekjes.
Studimi shfaqet në versionin online në “Annals of Internal Medicine”.
http://www.albinfo.ch/sq/sh-rbime/peshku-zgjat-jet-n-e-t-moshuarve
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply