
Martesat e detyruara do të anulohen automatikisht në Zvicër nga 1 korriku. Këshilli Federal vendosi të mërkurën këtë datë për të zbatuar arsenalin e masave kundër këtij fenomeni që prek kryesisht gratë e huaja. Ndërsa sanksionet penale do të fuqizohen.
Zvicra ndërmerr sanksione penale të reja dhe të qartë për të sanksionuar martesat e detyruara, të cilat vlejnë edhe për çiftet homoseksuale. Një person, i cili nga kërcënimet ose dhuna detyrohet të martohet me një person tjetër mund të dënohet deri në pesë vjet burgim (deri më tani ishte tre vjet) ose me një dënim monetar.
Në të ardhmen prokuroria nuk do të jetë më e kufizuar në kohë. Kështu, martesat e detyruara që datojnë para hyrjes në fuqi të ligjit do të mbulohen gjithashtu. Dhe nuk ka mundësi për t’ iu shmangur ndjekjes penale edhe jashtë vendit: Dispozitat penale zbatohen edhe në këtë rast. Shfuqizimi i martesës do të lehtësohet.
Zyrtarët e martesave civile duhet të sigurohen që nusja dhe dhëndri të jenë martuar lirisht dhe me pëlqimin e tyre. Në qoftë se vërejnë një pengesë, ata duhet të refuzojnë martesën. Përveç kësaj, ata kanë një detyrim për të raportuar rastin tek autoritetet penale përkatëse.
Anulimi
Përveç anës penale, projekti përfshin dy vepra të reja në kodin civil nga shkaqet absolute të anulimit. Kështu, një martesë do të konsiderohet e pavlefshme nëse është lidhur në kundërshtim me vullnetin e lirë të një bashkëshorti ose nëse njëri prej tyre është i mitur.
Nuk është paraparë asnjë përjashtim, edhe kur fëmijët janë të përfshirë ose kur viktima dëshiron që përfundimisht të ruajë bashkimin. Zvicra nuk lejon martesat e personave nën moshën 18 vjeçe, edhe nëse ligji i vendit të tyre të origjinës e lejon. Martesat e lidhura jashtë vendit mund të kontestohen.
http://www.albinfo.ch/sq/jeta-n-zvic-r/martesat-e-detyruara-masat-e-kontrollit-nga-1-korriku
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply