Shqiptarët do të ndërtojnë një memorial gjigand, dedikuar luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, raporton Balkan Insight.
Memoriali do kushtojë 100 mijë euro dhe kompleksi memorial do jetë rreth 3 mijë metra katrorë.
Memoriali do ndërtohet në fshatin Oraovica, vendi i një prej përplasjeve më të ashpra mes ushtrisë serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.
Autoritetet vendore thonë se kompleksi do ketë në qendër një monument 16 metra të lartë.
Fshatarët kanë ofruar tokën, kurse shqiptarët e pasur kanë dhuruar paratë.
Një monument për heronjtë shqiptarë të kësaj lufte u bë shkak për përplasje mes autoriteteve serbe dhe shqiptarëve në jug të Serbisë./ep
Tema
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply