Sali Berisha deklaroi këtë të enjte gjatë emisionit “Opinion” se Partinë Demokratike sot e drejton Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit. Ai u shpreh se ky Kuvend ka autorizuar një grup të përkohshëm prej 29 vetash që merr vendime kolegjialisht. Berisha u shpreh se aktualisht anëtarët e Komisionit të Rithemelimit janë në të katër anët e Shqipërisë për të organizuar referendumin në PD.
Blendi Fevziu: Kush e drejton sot Partinë Demokratike?
Sali Berisha: Partinë Demokratike sot e drejton Kuvendi Kombëtar që u mblodh me datën 11, se ai është forumi i lartë, dhe ky Kuvend do e drejtojë gjer me datën 22 Mars. Kuvendi ka autorizuar një grup të përkohshëm prej 29 vetësh, kolegjial. Vendimet merren kolegjialisht.
Blendi Fevziu: Ku mblidhet ky grup kolegjial, në kafe? Ku mblidhet kjo strukturë? Partia ka një seli, në seli vazhdon qëndron Basha, pret ambasadorët, jep konferenca shtypi, të thotë që jeni përgjegjës për 21 Janarin.
Sali Berisha: Grupi kolegjial ka shkuar në seli, ka kryer mbledhje në seli për t’u dëshmuar delegatëve se vendimi u zbatua, kurse sot grupi është në katër anët e Shqipërisë për të organizuar për herë të parë në historinë e një partie politike një ngjarje madhore, ku referendumin të thirrur tashmë nga kuvendi i anëtarësisë.
Burimi/tvklan.al


Leave a Reply