Haradinaj tha se kur një kryeministër flet kështu në një shtet ndërkombëtar, atëherë duhet të ketë reagime, gjersa shtoi se kreu i qeverisë ka folur me gjuhën e Serbisë.
Madje Haradinaj gjatë një seance në Kuvend, e kishte pyetur Kurtin “Mos je njeri i Serbisë?”.
“Kurti nuk e ndau Kosovën nga ajo deklaratë. Unë si ish-kryem inistër nuk mund të mos e vlerësojë drejtë dëmin që kjo deklaratë i bënë Kosovës…Kurti foli me gjuhën e njëjtë për pjesëmarrësit në luftëra si për Mlladiqin, si për Serbinë si për mua”, tha ai,
“Ai ka folur me gjuhën e Serbisë e të Vuçiqit. Deklaratat e Kurtit në Bruksel i shërbyen Serbisë dhe këto i kanë bërë dëm Kosovës”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.
Sipas Haradinajt, Kurti, në Bruksel, e ka barazuar Kosovën me Serbinë.
Burimi/newsonline51.com


Leave a Reply