Në Partia Demokratike ka plasur lufta. Mosmarrëveshjet midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, tashmë janë shtrirë në rrafshe më të gjera, midis figurave politike brenda PD-së.
Protagonistë ditën e sotme janë bërë Edi Paloka dhe Voltana Ademi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, nënkryetar i PD-së ka sulmuar kryebashkiaken e Shkodrës, të vetmen Bashki që kanë të djathtët, duke thënë se ajo “mund të përfaqësojë këdo, po jo demokratët”.
I gjithë sulmi ka ardhur si pasojë e mungesës së saj në ‘Foltoret’ e Sali Berishës dhe pjesëmarrjes së tij në takimet me kryeministrin Edi Rama.
“Çdo demokrat, anëtarë i thjeshtë apo i zgjedhur , ka të drejtë të vendosë vetë nëse merr pjesë apo jo në takimet e Berishës. Po kryetare partie apo kryetar bashkie, të zgjedhur me votat e demokratëve, që nuk shkojnë në Foltoret e Berishës e pastaj i sheh në rresht të parë në takimet e Ramës dhe Taulant Ballës, mund të përfaqësojnë këdo, po jo demokratët”, shkruan Edi Paloka.
Burimi/Pamfleti.net


Leave a Reply