Në takimin e sotëm, në Beograd, në kuadër të “Ballkanit të hapur”, presidenti serb, A.Vuҫiҫ, deklaroi se “edhe për Kosovën, dera është e hapur” për t’iu bashkuar kësaj nisme.Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, refuzimin e Prishtinës për t’iu bashkuar asaj e quajti “arsye të mosarsyes”. Që i bie, se kërkesat e tij dhe të Vuҫiҫit për Kosovën janë mishërim i “arsyes së arsyes”.Do të ishte mirë që “arsyeja” në katror e Vuҫiҫit dhe e Ramës të na argumentojë përse në procesin e dialogut dhe në fushat e tjera të marrëdhënieve Kosovë – Serbi, Beogradi përpiqet t’ia mbyllë të gjitha dyert Kosovës, ndёrsa për “Ballkanin e hapur”, t’i heqë fare portat?
Burimi/Facebook


Leave a Reply