Sot, në mjetet e informimit publik qarkulloi lajmi se në kopshtet e Tiranës është shpërndarë një formular, ku fjala “nanë” zëvendësohet me “prindi nr. 1” dhe fjala “babë” me “prindi nr. 2”.Pavarësisht se kush janë autorët e këtij formulari, një gjë është e qartë: ky veprim përbën një sulm të hapur, barbar, kundër familjes tradicionale shqiptare dhe vlerave të saj të shenjta.Ata që qëndrojnë pas këtij formulari, duket, se hapin e radhës do ta kenë ndryshimin e legjislacionit dhe kodit të familjes, për të hedhur në erë një ndër gjërat e fundit me vlerë që i ka mbetur shoqërisë shqiptare. Po u shkatërrua familja, çfarë i mbetet tjetër shoqërisë sonë dhe identitetit shqiptar?
Për çështje të tilla, kaq të ndjeshme, kombet e pjekura organizojnë referendume. Sepse për to duhet të vendosë sovrani dhe jo disa individë, a grupe të papërfillshme, që kërkojnë, gjoja, në emër të progresit, modernes dhe demokracisë, t`i imponohen shoqërisë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply