
Kryesia e shoqates “Alba – Dansk” dhe gjithe antaret e kesaj shoqate kane paritur me interesim te madh perfundimin e zgjedhjeve ne Maqedoni,duke ndjekur lajmet si nga shtypi ne internet ,por dhe duke i ndjekur lidhjet direkte ne emisionet e lajmeve ne TV,apo ne radio. Ajo deshire e madhe e fitores u arrit ne shume komuna me popullsi shqiptare,duke fituar kandidatet shqiptare. Dhe pikerisht z. Fatmir Dehari kandidati i BDI me kryetar z. Ali Ahmeti. Kjo eshte nje arritje e madhe per te gjithe shqiptaret qe jetojne ne Maqedoni,por dhe ne te gjithe shqiptaret qe jetojme jashte trojeve tona. Ndjehemi krenar per keto arritje te shqiptarve ne Maqedoni. Mbas 70 vitesh kthehet drejtesia edhe ne Kercove,bastjon ku perhere kane fituar partite maqedone. Ne kete rast gjejme mundesi te pershendesim edhe diasporen qe ishte nje ndihmese e madhe ne keto zgjedhje. Kjo tregon epersine e votave te fituara nga z. Fatmir Dehari ,kundrejt kandidatit maqedonas Bllagoja Despotovski.
Kur shqiptaret jane te bashkuar patjeter qe do te kete dhe rezultate te mira, sikur ishin keto zgjedhje. Per ne te gjithe shqiptaret kudo ku jetojme e punojme nuk ka rendesi se cila parti fiton ,per ne ka rendesi qe fitojne shqiptaret dhe kjo na intereson te gjithve ne. Ndaj ne ndjehemi krenar per keto fitore te arritura ne Kercove,sepse kane fitur te gjithe shqiptaret. Kjo eshte per ti treguar forcen tone te bashkur maqedonsve dhe te gjithe nacionaliteteve te tjera. Sepse ne shqiptaret ne Maqedoni ,jemi me te vuajturit,mbi ne ka renduar gjithnje pesha e rende e diktatures maqedone,duke rrahur e torturuar vellezrit e femijet tane te pafajshem.
Dhente Zoti dhe te tilla histori rrenqethese te mos degjohem me ne ato troje.
Dhe sikur ne keto zgjedhje shqiptaret te jene gjithnje te bashkuar per ceshtjet madhore qe jan ne te mire te kombit e te bashkeqytetarve shqiptare ne ato troje.
Por dhe te punojne se bashku me bashkeqytetaret e tyre per te realizuar ato nevoja te domosdoshme per shqiptaret ne Maqedoni, sic jane rritja e gjendjes ekonomike, duke krijuar mundesi punesimi ,qofte ne Maqedoni apo jashte saj. Kushte me te mira per shkollimin e femijeve shqiptare.
Duke shpresuar se objektivat e marra gjate shoqates do te behen realitet e mbyllim kete pershendetje me nje urim per z. Fatmir Dehari, por dhe per te gjithe kanditatet e tjeter shqiptare qe kane fituar ne keto zgjedhje. Po ashtu dhe atyre kandidateve shqiptare qe jane ne balotazh u urojme qe te fitojne ne keto zgjedhje lokale ne Maqedoni.
Urime per fitoren
Kryesia e Shoqates “Alba – Dansk”
31mars 2013
Kopenhage – Danimarke
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply