Fjalime pa thelb e fryte. Pse mungon JO-ja për ngritjen e çmimit të bukës, energjisë, karburantit, gazit…etj? Çfarë mbrojnë ata që kemi zgjedhur majtas dhe djathtas, nëse nuk mbrojnë dinjitetin e familjeve që jetojnë në kushte të mjerueshme ekonomike? Po i kujtoj anëtarëve të Parlamentit diçka me vlerë që kohë më parë shqetësoi presidentin e 35 të SHBA-ve. Kenedi e formuloi kështu:
“Nese nje shoqeri e lire s’mund te ndihmoje shumicen qe jane te varfer, s’mund te shpetoje as pakicen e pasur.”
Thënë ndryshe; nëse sot nuk merakoseni për qytetarin e varfër, pasi s’e shihni, s’e konsideroni, s’e llogaritni, e jo më ta shihni me sy dashamirës, e prej një zemre të dhembshur të ndjeni atë që ai ndjen, merakosuni për veten tuaj. Bëjeni nga pragmatizmi, pasi pushtetin që sot e keni prej tyre, nesër mund të mos e keni më. Dhe bashkë me pushtetin, në botën tuaj, largohen dhe te tjerat.
Burimi/Facebook


Leave a Reply