Kombëtarja e Shqipërisë do të kërkojë padyshim 3 pikët në sfidën e sotme përballë San Marinos.
Sfida zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe është e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”.
Trajneri Reja ka rreshtuar një formacion 3-4-3.
67′ GOOOL/ Elseid Hysaj shënon të 4-tin me kokë
61′ GOOOL/ Nuk ndalet kombëtarja shqiptare, shënon edhe Broja
58′ GOOOL/ Shënon Qazim Laçi nga një goditje jashtë zone
50′ 19 raste të krijuara në portën kundërshtare nga lojtarët kuqezinj por vetëm 1 gol i shënuar
47′ Shqipëria ka nisur sërish me vrull pjesën e dytë
45′ PERFUNDON PJESA E PARE
41′ E pabesueshme, Manaj bën një tjetër gol, por përsëri offside
37′ Rey Manaj shënon sërish por goli i tij anulohet për pozicion jashtë loje
Minutë pas minute/ Nuk ndalet kombëtarja shqiptare, Hysaj bën
31′ GOOOL – Rey Manaj zhbllokon rezultatin
29′ Katër korne të gjuajtura nga kombëtarja e Shqipërisë por pa rezultat
26′ Manaj godet nga jashtë zone, topi bie mbi kurrizin e lojtarit kundërshtar dhe shkon në fundore
21′ Lojtarët e Edi Reja nuk ndalin ritmin, vazhdojnë sulmet ndaj kundërshtarëve. Portat mbeten të paprekura.
18′ Kuqezinjtë qarkullojnë topin në mesfushë. Përpiqen të gjejnë mënyra kalimi në zonën e San Marinos
Minutë pas minute/ Nuk ndalet kombëtarja shqiptare, Hysaj bën
15′ Uzuni godet fuqishëm, por nuk arrin të gjejë kuadratin
12′ Manaj tenton të driblojë, kalon dy kundërshtarë, por e bllokon i treti
8′ Bajrami gjuan nga jashtë zone, topi kalon mbi portën e portierit të San Marinos
5′ Manaj tenton në zonë një tjetër rast por topi përfundon jashtë
3′ Sapo fillon loja lojtarët e kombëtares krijojnë rastin e parë të rrezikshëm
1′ Starton sfida Shqiperi-San Marino
Formacionet
SHQIPËRI: Strakosha, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Trashi, Bare, Laçi, Bajrami, Uzuni, Manaj.
Burimi/gazeta-shqip.com/


Leave a Reply