Të hënën Shtetet e Bashkuara i dhuruan Kosovës mbi 503 mijë doza të vaksinës Pfizer, pjesa kryesore e vaksinave të ndara muajin e kaluar.
Dozat për Kosovën janë pjesë e një blerjeje prej gjysmë miliardi të vaksinës Pfizer të siguruar nga presidenti Joe Biden, në fillim të kësaj vere.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se kjo sasi e vaksinave do t’i mundësojë Kosovës të mbrojë qytetarët e saj më shpejt.
“Një Kosovë e shëndetshme, e pavarur, është një partner më i fortë për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.
With the rise of more infectious COVID-19 strains like Delta, today’s donation of 503,100 Pfizer vaccine doses will allow Kosovo to protect its citizens faster. A healthy, independent, resilient Kosovo is a stronger partner for the United States. pic.twitter.com/NZdllkZjy5
— Department of State (@StateDept) September 6, 2021
Bashkë me kontingjentin e parë të dhuruar më 20 gusht, Shtetet e Bashkuara i dhanë Kosovës mbi 538,200 doza, që sipas ambasadës amerikane në Prishtinë paraqet “donacionin më të madh të vaksinës kundër COVID-19 për Kosovën, nga cilido vend apo organizatë tjetër”.
Në një njoftim të ambasadës thuhet se “dërgesa e sotme është pjesë e përkushtimit të presidentit Joe Biden për të ndarë dozat e vaksinës COVID-19 nga furnizimet vendore amerikane për të mbështetur nevojat globale. Pasi që asnjë vend nuk mund ta mposhtë COVID-19 vetëm, në qershor, Shtetet e Bashkuara fillimisht u përkushtuan për të ndarë 80 milionë doza vaksine me botën”.
Today the U.S. donated an additional 503,100 lifesaving, safe, and highly effective Pfizer vaccine doses to Kosovo. Including the August 20 first tranche, the U.S. has delivered over 538,200 doses to protect Kosovans. #SleeveUp https://t.co/gxnJMZ9aR4 pic.twitter.com/qi4zGslmGd
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) September 6, 2021
Vaksinat amerikane dorëzuan përmes Covax-it.
“Përveç vaksinave, prej fillimit të pandemisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar gati 4 milion dollarë për pajisje mbrojtëse, pajisje mjekësore, grante për mësim përmes internetit, si dhe ndihmë tjetër lidhur me Covid-19 për të ndihmuar shkollat, objektet shëndetësore, familjet dhe komunitetet anembanë 38 komunave të Kosovës. Me ndihmën e sotme, po vëmë themelet për një Kosovë sovrane, të vetëmjaftueshme dhe të qëndrueshme të së nesërmes; një Kosovë që përqafon përgjegjësitë e saj në vend, por edhe si partnere e barabartë në rajon, brenda Evropës dhe në botë”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
Ministria e Shëndetësisë tha se në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, bashkë më dhurimet amerikane sot janë dorëzuar edhe 53 820 doza të tjera nga marrëveshja me kompaninë Pfizer.
503,100 doses of COVID-19 vaccines 💉arrived today in Prishtina thanks to donation of @USEmbPristina through #COVAX and support of #UNICEF. No one is safe until everyone is safe! pic.twitter.com/z1kn714ZdD
— UNICEF Kosovo Programme (@UNICEFKosovo) September 6, 2021
“Me arritjen e këtyre vaksinave dhe atyre që MSh i ka në stok, procesi i vaksinimit në masë kundër COVID-19 do të fuqizohet edhe më tej, me qëllim të arritjes së objektivit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vaksinimin e 60 për qind të popullatës sipas Planit shtetëror të vaksinimit”, thuhet në njoftimin e ministruisë në të cilin u bëhet thirrje “të gjithë qytetarëve të grup-moshës mbi 16 vjeçe sikurse edhe kategorisë së fëmijëve të moshës prej 12-15 vjeç me indikacione mjekësore, që të vaksinohen, si mënyra më adekuate për t‘u mbrojtur dhe për të frenuar përhapjen e COVID-19”.
Ministri u bëri thirrje posaçërisht “grave shtatzëna që të vaksinohen sikurse edhe nënave gjidhënëse gjithashtu, duke qenë që nuk ka asnjë dëshmi shkencore që vaksinimi kundër COVID-19 shkakton probleme për shtatzënësinë apo të lidhura me fertilitetin”.
Kontingjenti prej gjysmë milioni vaksinash arriti në Kosovë në një periudhë kur vendi po përballet me një situatë të rëndë me pandeminë e COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 28 persona kanë humbur jetën nga pasojat e sëmundjes.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply