Burri I Malsise patrioti e atdhetari Prekë Cali para gjyqit komunist dhe para toges pushkatimit deklaroj :“Unë jam këtu ndër të tjera, për me marre përgjegjësine e luftës kundra partizanve që u ba në Kelmend.
Dhe për t’drejt tjetër nuk keni pse m’akuzoni.
Kam luftue kundra serbeve, kur deshtën me na nda prej nanës Shqipni dhe kam mbrojt at’ çka asht e jona. Mundësi ma të madhe nuk kam pas.
Vërtet’ jam malsor pa shkollë, por jam shqiptar. Ju m’keni marr’ n’besë e s’kam nevoj me ju kërkue falje.
Unë as Mbretit s’i kam kërkue falje, kur m’ka dënue se isha opozitar…”
Regjimi komunist e dënoi me pushkatim dhe në momentin që do ta ekzekutonin toga e zezë e pushkatimit komunist, kërkojnë te denuarve me pushkatim të kthehen me shpinë dhe t’ua mbyllin sytë. Por Prekë Cali, në mënyrë kategorike kundërshton, duke thënë fjalët:
”Nuk shkohet n’Parajsë me shpinë dhe me sy t’mbyllun” dhe siç ishte duarlidhur, ngrehi kryet lart, hapi gjoksin, duke shkyer pullat e këmishës dhe u tha:
-“Kështu vdes shqiptari!”
Para se të rrëzohej, ai trup si një lis, zëri i fuqishëm i malësorit të bjeshkëve, ushtroi si jehona e luginave:
“Rrnoft Shqipnia! Rrnoft populli shqiptar! Herët a vonë Shqipnia do të fitojë!”
Burimi/facebook


Leave a Reply