Bimësia ka çelur, por banorët nuk janë aty. Kafshët presin kthimin e të zotëve. Komuna Qëndër ka lidhur kontrata qiraje për 12 familjet e fshatit Ngracie. Kjo ishte e vetmja zgjidhje për momentin. Banorët e prekur nga shembja e tokës po mësohen me idenë se nuk do të kthehen më kurrë të jetojnë në vendin e tyre. Kanë humbur shtëpitë, tokat, të mbjellat, tere pasurinë. Prej kohësh janë strehuar me qira. Prej këtij momenti kërkojnë te paktën një strehë të cilën ta quajnë shtëpi. Më 26 shkurt , gjysma e fshatit Ngracie në Mallakastër u shemb si pasojë e shkarjes se dheut. Ekspertët e Institutit të Gjeologjisë po studiojnë për shkaqet, por thonë se kjo tokë është e pabanueshme . Pjesa tjetër e fshatit ka mbetur e izoluar nga qendrat urbane, pasi rruga automobilistike që lidhte fshatin me aksin Fier-Ballsh është shkatërruar. Të indinjuar, banorët kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme për situatën e tyre.
Short URL: http://www.gazetarepublika.al/?p=47733
Per”Alba – Dansk” Shkodrani



Leave a Reply