Një ditë, kur isha president, tek ishim duke ngrënë drekë me shoqëruesin tim në një restorant, pashë të ulur pranë nesh një burrë të vetmuar që priste t’i shërbenin dhe i kërkova të bashkohej me ne. U ul me ne dhe pasi hëngri shpejt e shpejt me kokën e ulur dhe duart që i dridheshin vazhdimisht kërkoi të largohet. I dhashë dorën dhe u largua pa e ngritur kokën.Kur ai u largua, shoqëruesi filloi të thotë se ai njeri duhet të ishte shumë i sëmurë, sepse gjithë kohën vetëm dridhej.
Atëhere i tregova arsyen pse dridhej: Ai njeri ishte drejtori i burgut ku unë isha i burgosur. Një ditë pasi më torturoi shumë dhe unë duke bërtitur e duke qarë i lutesha për mëshirë, ai vazhdoi duke më përqeshur dhe në fund urinoi mbi kokën time. Nuk është i sëmurë, ka frikë se tani që jam president, do t’i bëj atë që ai më bëri mua. Por unë nuk jam i tillë, kjo sjellje nuk është pjesë as e karakterit, as e etikës sime.
Mendjet që kërkojnë hakmarrje shkatërrojnë shtete, ndërsa ato që kërkojnë pajtim ndërtojnë kombe. Ndërsa dilja nga dera e atij burgu e dija, që nëse nuk do ta lija pas edhe gjithë zemërimin dhe urrejtjen time të burgosur atje, unë kurrë nuk do isha i lirë.
-Nelson Mandela.
Burimi/ KultPlus.com


Leave a Reply