Autoritetet kroate thanë se një gjykatës i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh shoferit që drejtonte autobusin e aksidentuar të dielën në Kroaci, me ç’rast dhjetë veta humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur. Një gjykatës në Salvonski Brod, ku edhe ndodhi aksidenti, u the mediave kroate se vendimi për paraburgimin u mor “për shkak të rrezikut të arratisjes” së të arrestuarit.
Në autobusin e aksidentuar ishin 67 udhëtarë që po shkonin në Kosovë nga Gjermania në një linjë të rregullt Frankfurt – Prishtinë dhe dy shoferë. Njëri prej tyre humbi jetën.
Autoritetet kroate thanë se shoferi që po drejtonte autobusin në kohën e aksidentit duket të ketë fjetur dhe me atë rast ka humbur kontrollin. Shoferi më pas është mbrojtur ne heshtje.
Ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, tha të martën se 26 nga të plagosurit janë liruar nga spitali, ndërsa 15 të tjerë ende janë duke u trajtuar, Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë.
Zyrtarë të qeverisë së Kosovës thanë se të liruarit dhe viktimat mund të dërgohen të martën mbrëma në Kosovë.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply