Nga Charles Lindbergh, pilotja femër “Lady Lindy” deri te Baroni Kuq
Në historikun e shkurtër të fluturimit të njerëzimit, shumë pilotë janë bërë të njohur për publikun e gjerë në saj të bëmave të tyre në qiell. Jo të gjitha aviatorët e përmendur këtu janë domosdoshmërisht pilotët më të mirë, dhe disa janë bërë të njohur vetëm për një fluturim të vetëm, por të gjithë kanë luajtur një rol të rëndësishëm për historinë e aviacionit. Është e vështirë për të përcaktuar se kush ishte me të vërtetë njeriu i parë i cili fluturoi. Disa pohojnë se ishte një mysliman i quajtur Abbas Ibn spanjoll Firnas, i cili për shumë pak kohë mund të ketë fluturuar një avion pa motor nga një kullë në Kordoba të Spanjës, diku në mesin e shekullit të nëntë. Disa të tjerë përmendin një murg benediktin të quajtur Eilmer nga Malmesbury, i cili gjithashtu supozohet se fluturoi me një avion pa motor nga një kullë e kishës në shekullin e njëmbëdhjetë. Këto pretendime nuk janë verifikuar, duke e lënë debatin për fluturimin e parë të njerëzimit ende të hapur. Këtu janë dhjetë aviatorë arritjet e të cilëve i bënë ata, edhe në qoftë se vetëm për një kohë të shkurtër, emrat të njohur në shtëpitë tona.
10 Jean-Francois Pilatre de Rozier (1754-1785) dhe vëllezërit Montgolfier
Shumica e historianëve e kanë mjaft të qartë se aviatori i parë i kohërave moderne ka qenë një francez shumë pak i njohur me emrin e Jean-Francois Rozier de Pilatre, i cili është përmendur të jetë njeriu i parë që zbriti me anë të një tullumbace me ajër të nxehtë, me fluturim të lirë mbi Paris, në nëntor të vitit 1783. Kjo është ende pak e errët, edhe pse, ai nuk ishte i pari person në fakt që ngjitet në një tullumbace, por njeriu i dytë që bëri këtë. Duket se një tjetër francez, Jacques Etienne Montgolfier, një prej dy vëllezërve që në të vërtetë projektoi dhe ndërtoi tullumbacen me të cilën de Rozier përdori përfundimisht për të fluturuar – kishte fluturuar disa orë më herët, vetëm fluturimi i tij ishte i lidhur me litar dhe jo i lirë, ndërsa fluturimi i de Rozier nuk ishte i lidhur me litar, duke e lënë akoma hapur çështjen se kush ishte i pari person që fluturoi. Pavarësisht, dy fluturimet e bëra nga ndërtuesit e balonave, vëllezërit Montgolfier, bënë që emrat e tyre të hynin në familjet e të gjithë Francës, dhe konsiderohen si të parët burra që fluturuan. Edhe pse De Rozier, në përgjithësi konsiderohet të ketë qenë aeronauti i parë i vërtetë. Për fat të keq, guximi i tij i kushtoi jetën disa vite më vonë, kur balona e tij u rrëzua në një përpjekje për të kaluar kanalin mes Francës dhe Anglisë, duke e bërë atë fatalitetin e parë të aviacionit.
9. Louis Bleriot (1872-1936)
Bleriot është për Francën njësoj si vëllezërit Wright janë për Amerikën, përveç se ai ishte më shumë më tepër se një pilot me një numër mbresëlënës rekordesh gjatë karrierës së tij, ishte edhe një projektuesi dhe inxhinier inovativ. I njohur për projektimin dhe ndërtimin e të parit fener për makinat, ai përdori fitimet nga ajo sipërmarrje për të financuar përpjekjet e tij për të ndërtuar avionët e parë të drejtuar nga njerëzit dhe, ndërsa ai nuk arriti në kohë të fluturonte i pari duke kaluar vëllezërit Wright, ai ishte njeriu i parë që fluturoi në Evropë. Edhe më mbresëlënës ishte fakti se, në 1909, ai u bë i pari që fluturoi nëpër Kanalin me Anglinë, një fakt që konsiderohej po aq i rrezikshëm sa ç’ishte kalimi i Atlantikut nga Lindbergh 18 vite më vonë, për shkak të gjendjes primitive të teknologjisë dhe motit të ndryshueshëm të kanalit Kanalit. Blériot vazhdoi të projektonte dhe ndërtonte aeroplanë për Francën deri në kohën e vdekjes së tij në vitin 1936, duke e bërë atë një nga projektuesit kryesorë evropianë të aeroplanëve. Ai gjithashtu se përshëndeti Lindbergh pas mbërritjes së tij në Paris në vitin 1927, duke sjellë dy mëdhenjtë aviacionit së bashku për herë të parë.
8. Baroni Manfred Von Richthoven (1892-1918)
I njohur më mirë si Baroni i Kuq, për shkak të ngjyrës së kuqe të ndritshme me të cilën ai kishte pikturuar Fokker-in e tij tri-krahësh, shumë pak aviatorë janë kaq të famshëm sa asi gjerman i pilotimit, aviator i Luftës së Parë Botërore. Atij i atribuohet rrëzimi i habitshëm i mbi 80 avionëve në Francë para se të humbte jetën. Ai ka mbetur pothuajse aq i njohur sot aq sa ishte gati një shekull më parë. Çfarë e bëri atë aq të frikshëm tek armiqtë e tij nuk ishte aftësia fluturuese, e cila konsiderohet thjesht në nivelin mesatar, por qitja e përpiktë e tij që, nga të gjitha llogaritë, ishte mjaft mbresëlënëse. Misteri rrethon vdekjen e tij ende sot e kësaj dite, dhe historianët debatojnë nëse ai u rrëzua nga një pilot kanadez i quajtur Brown (i cili u vlerësua zyrtarisht si vrasësi), ose nëse ai u plagos për vdekje nga zjarri në terren (i cili duket të ketë shumë gjasa), ndërsa po qëllonte mbi pozicionet e aleatëve.
7. John Glenn (1921 – )
Me përjashtim të Neil Armstrong, asnjë astronaut tjetër ndoshta nuk ka arritur famën që ka piloti luftarak i Trupave të Marinës i kthyer në astronaut, senatori John Glenn. Çfarë është kurioze mbi këtë fakt është sepse ai nuk ishte njeriu i parë në hapësirë (i pari ishte Yuri Gagarin i BRSS), dhe nuk ishte as amerikani i parë në hapësirë (i pari ishte Alan Shepher), dhe kurrë nuk fluturoi në hapësirë derisa ai bëri një udhëtim si pasagjer në anijen hapësinore Discovery në vitin 1998 (duke e bërë atë, në moshën 77 vjeë, njeriu më i vjetër në moshë për të fluturuar në hapësirë.) Çfarë ai bëri, që është shumë e rëndësishme: ai ishte amerikani i parë në orbitën e Tokës, duke përshkuar orbitën për tri herë në 5 orë në datën 20 shkurt 1962. Ndërsa mund të duket normale në ditët e sotme, kjo ishte një arritje mjaft e rëndësishme në vitin 1962 – sidomos kur nuk mund të ishte asnjeri i sigurt se raketa do të shpërthente në platformën e nisjes që në çastet e para! Glenn më tej u largua nga NASA, dhe përfundimisht u bë një senator amerikan dhe pretendent presidencial shumëvjeçar, edhe pse ai kurrë nuk ka arritur shkallën e famës në njëzet vitet e politikës me atë që ai bëri në vetëm disa orë në bord anijes “Liria 7”.
6. Chuck Yeager (1923 – )
Vetëm pak burra kanë dhënë shenjat e guximit sa pilotët e provë të viteve dyzetë dhe pesëdhjetë, si dhe Chuck Yeager, njeriu i cili e arriti famën për të qenë i pari që fluturoi më shpejt se shpejtësia e zërit në vitin 1947. Ndërsa ne priremi të mendojmë se fluturimi supersonik është i njohur sot, duhet të mbahet mend se disa burra kishin vdekur duke u përpjekur për të përmbushur qëllimin para tij – dhe ai madje bëri fluturimin me dy brinjë të thyera, si pasojë e rënies nga kali i tij ditë para! Yeager gjithashtu tentoi të thyente shume rekorde të tjera shpejtësisë në lartësi, si dhe duke u bërë piloti i parë amerikan që të fluturoi me një MiG-15 sovjetik, që kishte rënë në dorë të amerikanëve në Korenë e Jugut, kur piloti i tij nga Korea e Veriut dezertoi. Interesant eshët fakti se ai nuk ishte në mes të shtatë njerëzve të përzgjedhur për të qenë astronautët e parë.
5. Jimmy Doolittle (1896-1993)
Një novator dhe garues i aeroplanëve të shpejtë i cili vuri shumë rekorde shpejtësie në vitin në 1930, ai ishte ndoshta më i njohuri për sulmin e tij spektakolar dhe të guximshëm në Tokio në prill të vitit 1942, kur ai udhëhoqi fluturimin e gjashtëmbëdhjetë avionëve bombardues të ushtrisë të cilët u nisën nga aeroplan-mbajtësja në një mision të rrezikshëm vetëm vajtje në Japoni. Ndërsa sulmi bëri shumë pak në aspektin e dëmit material ndaj japonezëve, ai u dha amerikanëve një shtytje shumë të nevojshme për moralin gjatë ditëve të errëta të luftës. Ai gjithashtu mori Medaljen e Nderit të Kongresit. Ndërsa “Sulmi Doolittle” ishte arritja e tij më e famshme, ndoshta kontributi i tij më i rëndësishëm për aviacionin erdhi në vitin 1920, kur ai ndërtoi një instrument fluturimi i cili, ndonëse në ditët e sotme merret si i dhënë, ishte një risi jetike në drejtim të sigurisë se fluturimit. Sa i guximshëm ishte ai? Konsideroni se ai nuk ishte vetëm njeriu i parë për të ngritur dhe ulur një aeroplan duke përdorur vetëm instrumentet, por ai gjithashtu kreu me këto instrumente, për herë të parë dhe me sukses manovra që konsideroheshin fatale nga aviatorët në atë kohë.
4. Steve Fossett (1944-2007)
Edhe pse bëri pasurinë e tij në industrinë e shërbimeve financiare, Fossett ishte i njohur mirë për vendosjen e shumë rekordeve të botës (116 rekorde në pesë sporte të ndryshme, 60 prej të cilëve qëndrojnë ende që nga viti 2007, duke përfshirë pesë fluturime pa ndalesë rreth Tokës. Ai ishte gjithashtu i pari që kompletoi një circumnavigim në një balonë të mbushur me helium, e cila ishte e vështirë për tu realizuar madje edhe sipas standardeve moderne, duke qenë provuar disa herë përpara pa sukses. Fossett më në fund realizoi objektivin në vitin 2002. Ai ishte gjithashtu i njohur sepse bëri circumnavigimin e parë të globit në një aeroplan pa u furnizuar me karburant, të cilin ai e realizoi në vitin 2005. Zhdukja e tij e çuditshme, teksa fluturonte mbi shkretëtirën e Nevadës në vitin 2007, mbetet një nga misteret e fundit më të mëdha të aviacionit për një kohë të gjatë, deri sa mbetjet e trupit të tij u zbuluan një vit më vonë.
3. Vëllezërit Wright (Wilbur, 1867-1912, dhe Orville, 1871-1948)
Mundësia që të tjerë persona mund të kenë qenë në fakt të parët që arritën fluturimin e kontrolluar, të drejtuar nga njeriu ende debatohet nxehtësisht sot, por askush nuk mund të mohojë ndikimin dy ndërtuesve të biçikletave nga Dayton, Ohajo që patën në botën e aviacionit. Në fakt, vetëm pak foto janë po aq të famshme sa ajo me Wilbur Wright duke u përpjekur të fluturojë një distancë të shkurtër. Fluturimi i shkurtër në Kitty Hawk, Carolina e veriut, më 3 dhjetor të vitit 1903 shënoi fillimin e epokës moderne të aviacionit. Ndërsa ata nuk konsiderohen në klasifikimet e larta të pilotëve – meqenëse forca e tyre ishte projektimi dhe ndërtimi – ata me siguri, hodhën themelet mbi të cilat të tjerët do të ndërtonin mjetet që përfundimisht do ta bënin botën një vend shumë më të vogël.
2. Amelia Earhart (1897-1937)
Asnjë aviatore femër ka qenë më e famshme sa “Lady Lindy” (e quajtur kështu për shkak të ngjashmërisë fizike të saj me aviatorin e famshëm, Charles Lindbergh.) Erhart sigurisht nuk ishte femra e parë aviatore, ajo nuk ishte pilotja më emirë femër për kohën e saj, por të qenit gruaja e parë që fluturoi e vetme përtej Atlantikut (1932), dhe e para e cila fluturoi vazhdimisht nga Honolulu në Oakland (1935), e bëri atë një emër familjar. Ishte fluturimi i saj përfundimtar, që e bëri atë një legjendë, ndërsa duke u përpjekur për të lundruar përreth globit në vitin 1937, ajo dhe navigatori i saj, Fred Noonan, u zhdukën diku mbi Paqësor, pranë ishullit të Howland, për të mos u parë më kurrë përsëri. Provat e fundit të zbuluara sugjerojnë se ajo mund të jetë përplasur në një ishull te vogël pranë Howland, dhe besohet nga disa të jetë ishull i njohur sot me emrin Nikumaroro, ku ajo u zhduk, por kjo nuk është ende e konfirmuar. Për fat të keq, ajo u bë shumë më e famshme pas vdekjes.
1. Charles Lindbergh (1902-1974)
Natyrisht, asnjë aviator në histori nuk është aq i njohur sa “Lindy Lucky”, njeriu i parë i cili kaloi vetëm Oqeanin Atlantik, duke fluturuar nga Nju Jorku në Paris në maj të vitit 1927 në një monoplan të ndërtuar posaçërisht për të. Si pasojë e ndërmarrjes së tij rraskapitëse, ai u bë famshëm aq sa është tani një ylli rroku, edhe pse një pjesë e asaj lavdie ra në vitet e mëvonshme kur ai kundërshtoi hyrjen amerikane në Luftën e Dytë Botërore. Pas sulmit në Pearl Harbor, megjithatë, ai u bë një mbështetës i flaktë i përpjekjeve të luftës, madje dhe fluturoi më shumë se 50 misione luftarake në teatrin e Paqësorit, duke rimëkëmbur reputacionin dhe famën e tij. Ai u vlerësua edhe me rrëzimin e një avioni japonez pranë Ceram, në korrik të vitit 1944. Në vitet e mëvonshme, ai u bë një ambienmtalist i flaktë i cili, në mënyrë paradoksale, gjithashtu ka ruajtur një dashuri për teknologjinë. Në një artikull të revistës Life në vitin 1967, ai përmblodhi filozofinë e tij duke thënë, “E ardhmja e njeriut varet nga aftësia jonë për të kombinuar njohuritë e shkencës me diturinë e egërsisë.” Ai jetoi jetën e tij në heshtje në Hawaii, deri në vdekjen e tij në vitin 1974.
Tiranaobserver
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply