Shkaktarët kryesorë të sëmundjes janë gjenet dhe stili i jetesës
Kolesteroli, çfarë duhet të hani
Kolesteroli është substancë lipidike (e yndyrshme) e domosdoshme për organizmin. Ai ndihmon në fabrikimin e çdo qelize e gjithashtu në fabrikimin e hormoneve dhe shumë substancave të tjera. Por rritja e përqindjes së kolesterolit në gjak (hyperkolesterolemiesë) mund të jetë shumë e dëmshme për organizmin. Kolesteroli fabrikohet në mëlçi, por ne e marrim dhe nga ushqime të ndryshme si psh veza, djathi, qumështi, mishi, të brendshmet e kafshëve si mëlçitë, zemra e të tjera. Rritja e përqindjes së kolesterolit në gjak përbën faktorin kryesor të sëmundjeve të artereve, kryesisht të zemrës. Kolesteroli është një faktor gjithashtu i aksidenteve vaskulare cerebrale dhe i sëmundjeve trombo-embolike.
Arteroskleroza
Kur përqindja e kolesterolit në gjak ngrihet, formohen disa grimca yndyre, që ngjiten në faqet e artereve, këto grimca formojnë një shtresë yndyre, që vjen nga dita në ditë duke u zmadhuar,që sjell si rrjedhojë zvogëlimin e diametrit të artereve deri në bllokimin total të tyre. Bllokimi i artereve nuk lejon më qarkullimin e gjakut. Kur gjaku nuk ka më mundësi të qarkullojë, qelizat e këtyre artereve vdesin nga mungesa e oksigjenit dhe elementeve ushqyese. Në këtë raste, mund të kemi sipas arteries të bllokuar, infarkt të miokardit, kur bllokohen arteret e zemrës, aksidente vaskulare cerebrale, që mund të shoqërohen me hemorragji të brendshme, kur bllokohen arteret e trurit ose afeksion të gjymtyrëve inferior.
Përqindja e kolesterolit
Idealja është më pak se 2 gram për 1 litër gjak, ndërkohë që limiti është 2 gram deri në 2.5 g për 1 litër gjak. Tepër e lartë është kur kalohet 2.5 g për 1 litër gjak. Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare, dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht. Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç), kujdes me alkoolin, mundohuni të mos konsumoni shumë yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat. Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit. Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve. Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin sallamet e ndryshme.
Gjenet
Nëse pavarësisht dietës dhe aktivitetit fizik, nuk arrini të mbanin nën kontroll nivelin e kolesterolit të keq, duhet të dini se faji nuk është i stilit tuaj të jetesës, por i gjeneve tuaja. Në fakt, një grup studiuesish të koordinuar nga Paul Williams i “Berkeley Lab’s Life Sciences Division” ka zbuluar se gjenet luajnë një rol të rëndësishëm në stabilizimin e kolesterolit të keq në gjak dhe disa individë duhet të lodhen më tepër se të tjerët, sepse janë më të ndjeshëm ndaj hiperkolesterolaminës. Studimi duket se ofron një motiv për faktin se disa prej nesh kanë fatin e keq të kenë nivelin e kolesterolit të lartë, edhe pse qëndrojnë mjaft të kujdesshëm ndaj gjithçkaje që hanë, ndërsa të tjerë mund t’i lejojnë vetes shkelje rregullash, pa krijuar probleme me akumulimin e yndyrnave të dëmshme për organizmin. Studiuesit kanë vëzhguar të dhënat e 28 çifteve binjakësh identikë, me përputhshmëri gjenetike, por me stile jete të ndryshme, për të vlerësuar peshën e gjeneve dhe sjelljet mbi nivelin e lipoproteinave me intensitet të ulët (LDL) shkaktare për prodhimin e kolesterolit të keq, mjaft të dëmshëm për shëndetin kardiovaskular.
Si ulet kolesteroli
1- Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht
2- Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç)
3- Kujdes me alkoolin, mundohuni të mos konsumoni shumë yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat.
4- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit.
5- Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.
6- Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin sallamet e ndryshme.
Dieta me përqindje të ulët yndyre ul kolesterolin
Ekspertët i kanë nënshtruar vullnetarët ndaj dy tipe dietash alternative, një me përbërje të ulët yndyrnash dhe një që përmbante shumë yndyrna (që është baras me 40 për qind të kalorive totale që merr organizmi). Ekspertët kanë vënë re se duke kaluar nga dieta e parë në të dytën, niveli i kolesterolit rritej në mënyrë të pashmangshme për të gjithë çiftet e binjakëve, por ndryshe nga një çift në tjetrin.
Gjenet, të parapërcaktuara përgjegjëset
Ende nuk dihet se cilat janë gjenet që përfshihen në përhapjen e kolesterolit në organizëm, por të gjithë njerëzve u këshillohet një stil i shëndetshëm jete, regjim ushqimor të mirë dhe zbatimin e terapive të këshilluara nga specialistët, të gjitha sjelljet që janë armët më të mira ndaj hiperkolesterolaminës. Kolesteroli nuk kursen as femrat dhe as meshkujt, madje sipas studimeve, më të prekura janë femrat, pasi ato janë më të prira drejt ushqimeve me yndyrë.
Ushtrime fizike, për të ndaluar sëmundjen
Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare, dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht. Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç), kujdes me alkoolin, mundohuni të mos konsumoni shumë yndyrnat, favorizoni zarzavatet dhe frutat.
Tiranaobserver
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply