Në 14 janar 1990 populli i Shkodrës u ngrit masivisht në një demonstratë që synonte rrëzimin e bustit të Stalinit. Duke pasur të dhëna paraprake për demonstratën diktatura komuniste mori masa për ta mbrojtur bustin e Stalinit dhe për ta shtypur me dhunë demonstratën. Por ishte koha kur Ramiz Alia po përgatitej të zbatonte skenarin e detyruar të ndryshimeve politike në vend. Prandaj ai u kujdes që shtypja e dhunshme të mos e kapërcente masën që kishte ai në mendje sipas skenarit të tij.
Në atë kohë hetuesia sa për dukje ishte ndarë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pra nga Sigurimi i Shtetit dhe vepronte si organ më vete në varësi të Kuvendit Popullor, në të vërtetë në varësi të Komitetit Qendror të Partisë-shtet si të gjithë organet e tjerë.
Sigurimi i Shtetit i dërgoi Drejtorisë së Hetuesisë në Shkodër me qindra emra të qytetarëve pjesëmarrës në demonstratë. Nga Tirana shkuan në Shkodër drejtues të lartë të organeve të quajtura të diktaturës së proletariatit, pra të Prokurorisë, Hetuesisë, Sigurimit, Policisë, si dhe sigurisht të Komitetit Qendror të Partisë. Shumica ishin ekstremistë por disa prej tyre ishte udhëzuar personalisht nga Ramiz Alia që të ushtronte efekt zbutës duke shkurtuar listat dhe zbutur cilësimin penal të veprave. Drejtuesi i sotëm i SPAK-ut Arben Kraja në atë kohë hetues në Shkodër bënte pjesë në krahun më ekstremist të përbërë nga hetues dhe punëtorë operativë të Sigurimit, të cilët kërkonin që të ngriheshin akuza për organizatë terroriste dhe të dënoheshin njerëz me pushkatim.
Njëri prej të dërguarve “të moderuar” i bëri vërejtje Arben Krajës se po fliste si në 1951 pas shpërthimit të bombës te Ambasada Sovjetike në Tiranë. Me këto fjalë, i dërguari i moderuar donte ta bënte Krajën të kuptonte se ishin në vitin 1990 dhe jo në 1951. Ky i dërguar solli dhe fjalët që kishte thënë Ramiz Alisë (kuptohet pa ia përmendur emrin drejtpërdrejt këtij) kur kishte parë fotografinë me piedestalin e bustit të dëmtuar nga lënda plasëse e hedhur nga demonstruesit: “Në fund të fundit busti vetë nuk është dëmtuar, por është dëmtuar pjesa e piedestalit ku i bie të jetë një koqe e Stalinit. A duhet që të shpaguhet një koqe e Stalinit me koka shkodranësh?”
“Duhet sepse nëse sot guxuan t’ u bien koqeve të Stalinit, nesër do t’ I bien kokës së monumentit të shokut Enver!”- Ulëriti Arben Kraja duke përplasur grushtin në tryezë.
Në këtë pikë tjetri heshti. U çua zëvendësministri punëve të brendshme njëkohësisht drejtori I Sigurimit të Shtetit Zylyftar Ramizi, i cili ishte për teorinë e organizatës terroriste dhe e puthi Arben Krajën në ballë. Për këtë ka dëshmitarë të cilët janë gjallë ende dhe sot.
SPAK-u me Arben Krajën është SPAKoqja e Stalinit. Të këtillë njerëz si mbrojtësi I koqeve të Stalinit duket se janë të parapëlqyeshmit e amerikanëve edhe sot sepse njerëz të tillë kërkojnë “Stalinin” e radhës për t’ i shërbyer si shërbëtorët e një kulti./Kastriot Myftaraj
Burimi/Facebook


Leave a Reply