Lagjia Mangalem në Berat
më solli befasira të vërteta
kur i vizitova herën e parë
në atë fund korrik të këtij viti
shtëpitë njëra pas tjetrës
sikur bisedojnë me xhelozi
mos të isha unë – nuk ishe as ti
derisa dritaret një mbi një
i bëjnë reklamim njëra tjetrës
të vet dirigjuar si në kor
se cila është më e bukur
ku rrugicat me kalldrëm guri
përballen me shekujt e qytetërimit
e ngjyra e bardhë në mure
dhe e kuqja e çiltër në pullaze
formonin tërësinë e kurorës
së një virgjëreshe të përjetshme
Dhe – jo vetëm kaq
spontanisht rastisa në pllakën e rrugës
me mbiemrin Stefa e emrin Kostaq…
emocion i përzier ndjenjash
imagjinoja Vitoren bijën e atij martiri
( tani një Nënëloke e Madhe…)
duke ikur për në shkollë
me rrobe leckash
e strukur dhe fare e anashkaluar
ani se ishte flokëbardhe
me faqet e kuqe si mollë
përbuzej padrejtësisht
ngase familja e sajë kishte
mallkimin e “pushtetit popullor”
andaj fëmijë e i rritur
cilësoheshin armik
për regjimin e pistë të kohës
…
Me vizituar Lagjen Mangalem
rrëzë Kalasë në Berat
me ato pamje të bukura
që i japin krenari historisë njerëzore
gjithsecila legjendë në vete
krahas privilegjit
është edhe shumë fat
Gusht, 2014 — me Vitore Stefa Leka.
Burimi/Facebook


Leave a Reply