Dita për të dhënë opinionin tuaj e për të thënë fjalën tuaj në mënyrën si qeveriset mëmëdheu është të Dielën më 25 Prill.
Çohuni, Dilni e Votoni .
Mos e humbni shansin të merrni pjesë në proces.
Rezistojini ndasive e shitjes së shpirtit.
Votoni për atë që ju mendoni e ndjeni se do tju sigurojë liri, siguri e stabilitet,
Votoni për atë që ju ndjeni e mendoni se ka një plan konkret për të siguruar punësim për ju e për fëmijët tuaj.
Votoni që të keni mundësi më të mira pune e jetese në mëmëdhe e jo të synoni emigracionin ditë e natë..
Votoni që kur çoni fëmijën në shkollë mos e keni mendjen që të mësojë për të ikur jashtë por sa i aftë do jetë ky fëmijë të bëhet i zot i vetes në vendin e vet e të respektohet si i tillë. Votoni që udhëtimet jashtë të jenë për turizëm e jo për të siguruar bukën e gojës.
Mos harroni sytë e përlotur të nënave. Vetmitë e prindërve. Shtëpitë bosh …
Votoni që të keni një sistem më të mirë për pagesat e për pensionet
Votoni që të keni një infrastrukturë më të mirë qarkullimi e shërbimi.
Votoni për një qeveri që do të punojë për një kujdes shëndetësor tuajin më të mirë. Që mos kërkoni mjekim turk a italian , por të jetë i disponueshëm edhe në Shqipëri.
Votoni për një deputet e qeveri që nuk do e shesë Shqipërinë për përfitim personal
Votoni për njerëz që duan të jenë në qeveri sepse duan tju shërbejnë Juve e jo të jenë auroritarë ndaj jush
Votoni për atë që ju ndjen zemra se do bëjë më të mirën për ju në mënyrë që të hënën të ndjeheni me ndërgjegje të pastër për votën tuaj.
Nëse dikush është sot përfaqësues i joti dhe plotëson këto kritere jepjani votën sërish, nëse jo, votoni NDRYSHIMIN, votoni të Rinj e të Reja që janë të pa kompromentuar e që kanë dëshirë e vullnet tju shërbejnë juve e jo vetes së tyre. Ju zgjidhni ata që do punojnë për ju .
Pjesmarrja juaj në votime është hapi numër 1 për të pasur një qeveri që nuk do tjua marrë kohën e çmuar kafeneve ..
Mund të diskutoni gjëra më me vlerë sesa politikë pastaj…
Burimi/Facebook


Leave a Reply