Kandidatët do identifikohen me numra dhe emra
Kjo është fleta e votimit me të cilën qytetarët Tiranës do të votojnë më 25 Prill, ku krahas subjektit zgjedhor do kenë mundësi të zgjedhin edhe emrin e kandidatit të tyre të preferuar.
E njëjta fletë votimi do të përdoret edhe në të gjitha qarqet e tjera, por me një numër më të kufizuar kandidatësh. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi i dha fund debateve disa ditore dhe vendosi që të miratojë modelin ku kandidatët identifikohen jo vetëm me numër por edhe me emrin e tyre.
Sipas komisionerit, ky model është më afër përcaktimeve që bën Kodi Zgjedhor dhe mbi të gjitha më praktik për zgjedhësit.
“Është e bazuar në frymën e ligjit por respekton dhe të drejtën e zgjedhësve që të dijë për kë do votojë”.
Por përfaqesuesi politik i socialistëve mendon se një fletë me kaq informacion në mënyrë të veçantë në kryeqytet, që ka dhe numrin më të madh të kandidatëve do ta komplikonte si procesin e votimit ashtu dhe atë të numërimit.
“Kjo është gazetë nuk është fletë votimi. 500 emra kandidatësh nga 12 subjekte. Konfondon zgjedhësin, vonon procesin e numeëimit”.
Por pjesa më e madhe e forcave politike, përfshirë demokratët, mbështetën propozimin e Celibashit për një fletë me emra kandidatësh dhe jo me numra siç kërkojnë socialistët.
Tashmë socialistët kanë dhe një mundësi të fundit për ta kundërshtuar këtë zgjedhje, pasi kanë vendosur ta çojnë vendimarrjen e komisionerit në Kolegjin Zgjedhor.
Burimi/Tv Klan















Leave a Reply