Te nderuar antare te shoqates “Alba- Dansk”,ju veme ne dijeni se shoqates tone i jane bashkangjitur edhe dy antare te rinj ,qe vine njeri nga shqiptaret e Maqedonise dhe tjetri nga shqiptaret e Kosoves.
Kjo eshte nje krenari per ne si kryesi e shoqates ,por edhe per te gjithe ju te nderuar,qe ne mesin tone te kemi figuren me te njohur per kontributin e tij ne komunitetin e Danimarkes z. Abdulaqim Sadikun.


Abdulaqimi eshte i njohur nga komuniteti ,jo vetem per kontributin human, qe ai eshte i padiskutueshem ,por ai eshte nje kengetar i perkryer i kenges popullore,qe e njeh shume mire ate dhe kudo ku ai merr pjese ne koncertet qe organizohen,eshte kengetari qe ngre ne kembe gjithe sallen. Ky komunitet duhet te ndihet i privilegjuar qe ka nje kengetar te tille qe me zerin e tij aq melodioz dhe aq te embel te ben per vete,vetem sa ta degjosh. Por mbi te gjitha Aqimi ,sic i themi ne, eshte nje familjar shembullor ,nje mik shume i mire. Tek ai jeton ne cdo minut shqiptaria,figura me e bukur dhe e realizuar e shqiptarit ne Diaspore ,qe cdo moment mendon per popullin e vet ,per njerezit ne nevoje,per vendelindjen e tij te dashur. Por ai eshte kritik edhe ndaj politikes se sotme shqiptare,qe ato duhet te bejne per popullin e tyre. Ngjarjet e fundit ne Maqedoni e kane lodhur shume shpirtin e zemren e ketij artisti te madh e ketij mergimtari dhe cdo mbremje do ta shikosh qe i drejtohet komjuterit ,apo telefonatave ne vendelindje, per tu njohur ne cdo moment per situaten atje.
Per te folur per Aqimin duhet shume kohe ,se ai eshte nje nder aktivistet e pare,qe sapo ka shkelur kemba e tij ne Danimarke. Ai ka ndjekur nga afer dhe ka zhvilluar shume veprimtari per shqiptaret e Kosoves te shperngulur ne vitin 1999 ,nga lufta ne Kosove dhe qe gjindeshin ne qendrat e azilanteve ne Danimarke.
Pra aktiviteti i z. Abdulaqim Sadiku eshte i gjithanshem.
Ne e falenderojme qe ai eshte tashme antare i shoqates tone.

Ndersa antari i dyte eshte nga Kosova . Ai eshte Kemajl Imeri ,nje djalosh i ri, qe eshte edhe nje gushinier i njohur ne mesin e komunitetit shqiptar ne Danimarke. Ai eshte njeri i palodhur ,krah per krah me shoket e tij ai jep kontributin ne aktivitet shqiptare qe jipen ne Danimarke. Eshte njeri i papertueshem dhe me nje humor te mire te pret edhe ne lokalin ku ai punon. Kemajli eshte nje njohes i mire i gjuheve shqipe, Angleze , Italiane, Daneze, Kroate. Ashtu sikur dhe shume te rinj,ai ka shume enderra qe don te realizoje ketu ,por edhe ne vendelindje ,sepse atje eshte ajo dashuria e tij e perjetshme ,sic thote ai ne biseda me shoket e miqte e tij.
Njerez si Kemajli i duhet ketij komuniteti dhe ne jemi krenar per te dhe per kontributin e tij. Keto dite ai eshte ne realizim e siper te nje projekti per nje komune te Kosoves ,ku se shpejti ky projekt do hyne ne procedure per tu realizuar.


Ne si kryesi i urojme mireseardhje te dy anetarve te rinj ne shoqaten tone “Alba – Dansk”.

Kryesia e shoqates
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Flm te nderuar por nuk jam un i vetmi qe kam kontribuar bashk me mua kan qen Grupi Muzikor ,,Ujvara,,. Dhe gjith komuniteti Shqiptar qe jeton ne Danimark qofshin ata te Ilirides Shqiperis apo Kosoves te bashkuar jemi me te fort dhe sen na percan askush… Shoqates i deshiroj pun te mbar dhe Shum suksese edhe njeher Falemderit per komentin ….
Falenderimet te perzemerta SHoqates Alba Dansk ,ju jam mirenjohes per ket pune qe po kryeni si shoqat ,por ne si SHqiptar na takon dhe kemi Amanet qe te jemi te koncentruar gjdo moment qe duhet vendlindjes dhe popullit shqiptar .