Në Kosovë, sot bëhet një vit nga konfirmimi i të infektuarve të parë me COVID-19 dhe që atëherë mbi 75 mijë persona janë regjistruar si të infektuar. Infektologët thonë se sfida kryesore tani është mungesa e vaksinës që ende nuk ka arritur në Kosovë, ndërsa ekspertët e ekonomisë tërheqin vëmendjen tek vështirësitë e mëdha për rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply