![]()
Përbërësit:
√ Tagliatelle 300 g
√ Salsiçe
√ Brokoli
√ Ullinj
√ Kaperi
√ Domate e thatë
√ Hudhër
√ Brodo vegjetal
√ Verë e kuqe
√ Kripë
√ Piper
√ Borzilok
Përgatitja:
Në fillim ziejmë në të njëjtën enë tagliatellet dhe brokolin. Në një tigan tjetër hedhim vaj ulliri dhe pasi vaji të ketë marrë temperaturën, hedhim salsiçet e pastruara nga lëkura dhe të copëtuara më parë bashkë me domaten e thatë. E shuajmë me verë të kuqe pastaj hedhim kaperit, hudhrat, ullinjtë dhe vazhdimisht derisa tagliattelet të jenë gati shtojmë brodo sipas nevojës. Sapo pasta të jetë gati, e hedhim në tigan, e përziejmë duke shtuar kripën, piperin, e servirim dhe pas servirjes
hedhim borzilokun e grirë sipër tagilatteleve dhe pak vaj ulliri.
Marrë nga revista Living
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply