Daniela Grrica
Më 11 nëntor, nga orë 22:00 do të hyjnë në fuqi masat e reja shtrënguese anti Covid-19. Gjithçka do të nis me mbylljen e bareve, restoranteve dhe kufizimin e lëvizjeve nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
Ndërsa sot është bërë publik edhe urdhri i firmosur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, për futjen në fuqi të kufizimeve nga nesër. Këto kufizime do të jenë të vlefshme deri më 2 dhjetor 2020.
Kufizimet janë:
Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery).
Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjnë strukturat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.

Burimi/shekulli.com.al/


Leave a Reply