Një zhvillim u çuditshëm në kampin e së djathtës, që nuk kuptohet krejtësisht është formimi nga të gjithë të larguarit apo faktorët e opozitës, të disa partive politike sipas emrave të personave që i drejtojnë.
Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, por edhe Bamir Topi më parë, sot drejtojnë nga një formacion politik në vete.
Me sistemin politik aktual, ku formacionet e reja kanë vështirësi për të çarë në sistem, të larguarit nga Partia Demokratike nuk zgjodhën bashkimin për të maksimalizuar votat e tyre, çka do të mundnin të merrni një numër të rëndësishëm në të gjithë vendin, natyrisht duke u shpërndarë si kandidatë në qarqe të ndryshme.
Ndarja e votave të elektoratit mund të ulë peshën specifike të këtyre formacioneve dhe të ulë pritshmërinë për të dalë në Kuvend, megjithatë në mënyrë të qartë, të gjithë o formuan nga një parti të tyrem ose e kanë formuar, ose do ta formojnë.
Çfarë përfaqëson ky model? Vetë të gjithë këto politikanë me përvojë dhe normalisht me nuhatje politike, nuk se janë naivë dhe thjesht për kapriço të tyre, por siç duket secili prej tyre ka një plan në mendje, e që sipas gjasave synon një lëvizje më shumë lokale të tyre se në të gjithë vendin.
Edhe Bindja Demokratike që proboi veten në zgjedhjet lokale të 2019 që u bojkotuan nga opozita nuk u paraqit në të gjithë vendin, pasi disa kandidatë dhanë dorëheqjen edhe nga presioni prej PD-së.
Duket se taktika e të larguarve është krijimi i strukturave lokale në bazë të lidhjeve që ata kanë pasur në D.
Topalli, sipas të gjitha gjasave të gjithë fushatën e saj do ta përqendrojë në Shkodër atje ku dhe ka mbështetjen më të madhe, Atrit Patozi në qarkun Tiranë, kryesisht në zonën e Vorës dhe Kavajës, ku ka pasur si deputet i PD-së një lob të rëndësishëm politik, Murrizi natyrisht në qarkun e Lushnjës ku ka dalë disa herë deputet, ndërsa Rudina Hajdari ende nuk dihet se ku do të kandidojë.
FRD e Bamir Topit, në dy zgjedhjet e shkuara ku ka kandiduar fuqinë e ka pasur në qarkun Tiranë, por që nuk ka arritur të marrë deputet.
Megjithatë, Astrit Patozi, në një intervistë në Top Talk, pak ditë më parë theksoi se ambicja ishte që të arrinin një dialog me atë pjesë të elektoratit që është zhgënjyer nga elita aktuale dhe kërkon një hapësirë apo aktorë të rinj politikë. Një sfidë që nisur nga e shkuara, ka mjaft pikëpyetje. Megjithatë një fakt duhet marrë parasysh; nëse ishin të gjithë bashkë, një luftë e PD-së në elektorat për ta shkatërruar do të ishte më e lehtë, por kështu të ndara mund t’i shkaktojnë më shumë dëm opozitës, duke e goditur pak nga pak. Në formë breshërie të “zjarrit mik”…
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Burimi/Gazeta Shqip


Leave a Reply