Vetë Kryeministri nuk figuron më si numri dy i Internacionales Socialiste, nuk ka seminare dhe workshope me grupin parlamentar socialist dhe socialdemokrat të Parlamentit Europian.
Ecejaket e Ramës në Bavari e Berlin nuk synojnë takime me aleatë, por vetëm me industrialistë-lobistë që i sigurojnë një lidhje me pallatet e pushtetit.
Si ai ashtu edhe Taulant Balla, nuk i kanë parë asnjëherë prej vitesh ambjentet e socialdemokratëve gjermanë, pasi synojnë lobet e CDU-CSU, duke përdorur lidhje të tërthorta financash dhe lobuesish.
Po kush është aleatja politike e Partisë Socialiste sot?
Kjo mund të vihet re se me kë trajnohet, cilin model po zgjedh dhe ndjek në politikat ekonomike dhe sociale. Por edhe organizative dhe mënyrat e të bërit fushatë elektorale.
Prej disa vitesh tashmë, grupi politik që ka marrë përsipër dhe trajnon strukturat e PS-së është “Adalet ve Kalkınma Partisi-AKP, në shqip Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, që drejtohet as më pak e as më shumë por nga Sulltani i shekullit XXI, Rexhep Tajip Erdogan.
AKP është pjesë e PPE-së, por ka kohë që është “sikterisur” nga “konkregacioni i kryqtarëve modernë” siç e quajnë në Ankara grupin më të madh parlamentar të Europës.
Megjithatë, AKP është një forcë politike shumë efikase, si politikisht, ashtu dhe organizativisht. Është një parti-shtet-fe-oligarki-mafie-nëntokë.
Në pushtet prej vitit 2003, AKP është një parti tipike territori me një bazë zgjedhore të betonueshme, duke krijuar një klientelizëm të detyryeshëm dhe duke shfrytëzuar frustracionet më të mëdha të popullsisë.
AKP është për zgjedhësit e vet, “shteti” që i siguron asistencë, i ndërton shtëpinë, i gjen punë, i zgjidh hallet, duke i bërë të varur dhe votues-valvul që nuk kthehen mbrapsht. E këto metoda, në organizim dhe ligjërim janë bërë edhe “lingua franka” e ‘arnautëve socialistë” të Edi Ramës.
Kurse babloku, merr trajtim special tek spin-doktorat e Erdoganit, aktorë të regjur me psikologjinë e “miletit” në Turqi, por që është parë se kjo lloj “meseleje” ecën shumë edhe në Ballkan, e sidomos në anët tona. Dhe nëse e shikoni Edin e Rexhepit, ka ndryshuar totalisht pasi ka 5 vjet që bën seanca psikologjike tek shpërlarësi i truve të sulltanit, që me shërbet e cajra, sherebelë e kulivalla, zbut demonët e pjesëve të errëta e të dhunshme të Edit të vjetër që zgjente rehati vetëm duke sharë e duke bërtitur.
Tani, babloku është babaxhan, i qetë, flet si në divan, me rehatllik, një fjalë në 3 sekonda, siç i ka mësuar “Gazi” nga dollmabaçeja që synon të arrijë një tjetër rekord me AKPS-në e Shqipërisë, pas AKP të Erdoganit. Siç e thotë edhe Rama vetë të sigurojë programin qeverisës deri në vitin 2030. Suphanallah…!/Pamfleti
Burimi/pamfleti.net/


Leave a Reply