
Dashi
Çiftet duhet te tregohen te matur gjate kësaj dite. Flisni qetësisht dhe dëgjojeni deri ne fund tjetrin ne mënyrë qe te kuptoni atë qe do t’iu thotë. Jupiteri do merret me sektorin e financave gjate kësaj dite. Do keni shume fat dhe do arrini te tërhiqni pas vetes personin qe do iu tërheqë. Financat ose do përmirësohen ose do ekuilibrohen. E sigurte është qe gjerat do shkojnë mire.
Demi
Jeta juaj sentimentale do jete shume e qëndrueshme gjate kësaj dite. Do kaloni me shume kohe pranë partnerit dhe do merrni përgjigje mbi disa çështje qe iu shqetësonin. Beqaret nuk do ndihen gati ta humbin lirinë e tyre dhe nuk do përfitojnë aspak nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Ne planin financiar përgatituni për te papritura. E mira do jete te ulnit sa me shume shpenzimet.
Binjaket
Ju qe i kushtoni një rëndësi te madhe jetës ne çift do kaloni një dite te bukur dhe emocionuese. Shpeshherë do iu duket vetja sikur jeni mbi re dhe do ndiheni te lumtur. Nëse jeni beqare do keni takime me persona joshës, por nuk duhet te bëni gabimin te nxitoheni. Situata financiare nuk do jete problematike dhe do jeni me te qete për te bere disa shpenzime.
Gaforrja
Bashkëpunimi me partnerin do përforcohet gjate kësaj dite dhe do iu duket sikur keni rilindur. Vazhdoni ne këtë rruge dhe do ta shihni si lidhja juaj do shkoje mbare. Nëse jeni beqare dhe zemra juaj është e vetmuar, ka shume gjasa qe dikush t’iu beje një propozim interesant. Ne planin financiar priten disa probleme te vogla. Shlyeni shpejt borxhet dhe mos shpenzoni për asgjë me pas.
Luani
Gjate kësaj dite do i kuptoni me mire cilësitë e partnerit tuaj. Do ndiheni me fat dhe nuk do doni te shkëputeni për asnjë moment nga ai. Për te gjithë beqaret, kalimi i Diellit ne qiellin e tyre do nxite rrahjet e zemrës. Askush nuk do qëndrojë indiferent para disa personave joshës. Ne planin financiar do iu jepen mundësi te mira për ta stabilizuar buxhetin. Shfrytëzojini!
Virgjeresha
Nuk priten probleme te mëdha gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do debatoni për disa teme, por situata do qetësohet shpejt. Toleranca është pika juaj e forte. Nëse jeni beqare mos u dekurajoni. Miqtë dhe familjaret nuk do iu lënë te mërziteni aspak. Ne planin financiar do tregohuni te kursyer me shpenzimet dhe situata nuk do ketë asnjë tronditje.
Peshorja
Gjate kësaj dite do i dëshmoni partnerit dashurinë tuaj për te dhe lumturinë qe ndjeni kur jeni pranë tij. Ai do ndihet mire qe iu bën ju te lumtur. Beqaret do flirtojnë gjate gjithë kohës me persona te shumte. Mundohuni te zgjidhni atë qe iu përshtatet me shume dhe te mos luani me ndjenjat e te tjerëve. Situata financiare do jete e mire. Ruajeni sa me shume këtë qëndrueshmëri.
Akrepi
Jeta juaj ne çift do jete si një lume i qete gjate kësaj dite. Do bashkëpunoni mjaft me partnerin dhe gjithçka do shkoje me se miri. Askush nuk do mund ta prishe qetësinë qe mbizotëron. Beqareve, vetmia do iu duket me e padurueshme se kurrë. Beni si te bëni sepse nesër ehte dite e re. Financat nuk do jene te privilegjuara. Kujdes me shpenzimet nëse nuk doni te keni probleme.
Shigjetari
Shprehini sa te mundni emocionet dhe ndjenjat gjate kësaj dite ju qe jeni ne çift. Do ndiheni vete me mire dhe partneri do e kuptoje dashurinë qe keni për te. Atmosfera nuk do jete e përshtatshme për jetën sentimentale te beqareve. Mos kërkoni asgjë me ngulm. Te ardhurat do pakësohen ndjeshëm. Nëse vazhdoni te shpenzoni ende d ngeleni pa asnjë para ne xhep.
Bricjapi
Jeta juaj ne çift do jete harmonike gjate kësaj dite dhe do përjetoni emocione te njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret me shume gjasa do fillojnë një lidhje serioze qe do ua riktheje gëzimin dhe lumturinë. Ne planin financiar mos kërkoni me shume sesa duhet. Mbajeni ekuilibrin dhe mos shpenzoni pa u menduar.
Ujori
Femrat e dashuruara do i shprehin me tepër ndjenjat gjate kësaj dite dhe do mendojnë ta surprizojne partnerin e tyre, ndërsa meshkujt nuk do jene te sigurte për atë qe dëshirojnë. Beqaret do bëjnë mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sepse personat qe do iu vijnë rrotull nuk do jene te përshtatshëm për ta. Financat nuk do jene shume te qëndrueshme për shkak te shpenzimeve te tejskajshme.
Peshqit
Gjate kësaj dite paqja do mbizotëroje ne jetën tuaj ne çift. Yjet do krijojnë një ambient te ngrohte dhe mjaft pozitiv. Dashuroni ashtu si ta ndjeni pa menduar për te ardhmen. Beqaret do preken nga një “sëmundje” e pashërueshme. Mos u shqetësoni ajo quhet dashuri. Financat do fillojnë te përmirësohen fale një ndihme qe do iu japin familjaret. Riorganizojeni gjithë buxhetin.
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply