I nderuari Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim,
Pas ftesës së pranuar nga Ju për një takim të Tryezës së Partive Parlamentare Shqiptare, dëshirojmë t’ju përgjigjemi se koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa, parimisht është dakord për një takim të tillë.
Ne mendojmë se mekanizmi politik i Tryezës është një instrument i rëndësishëm politik për koordinimin e qëndrimeve të partive parlamentare shqiptare dhe si i tillë, mendojmë se duhet të vazhdojë të kultivohet për artikulimin e interesave shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Në funksion të një takimi përmbajtsor dhe të frytshëm, do të ishte mirë që ftesa të ketë edhe një propozim për rend dite, në mënyrë që të kemi një ide më të qartë, për arsyen organizimit të Tryezës së Partive Parlamentare Shqiptare.
Konsideroni mundësine e një date tjetër, duke nisur nga e hëna (17.08.2020) e tutje, sigurisht duke na njoftuar disa ditë më herët me rendin e ditës së takimit.
Sinqerisht,
Ziadin Sela
Afrim Gashi
11.08.2020
Burimi/Facebook


Leave a Reply