Dikur nënë Hatika drejtonte Komitetin e Partisë së Punës në Tepelenë. Sot, e bija është Kryetare e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Komunistët dhe bijtë e tyre në Byronë e Hetimit, do hetojnë komunistët dhe bijtë e tyre në qeveri… Aferim të qoftë DREJTËSI… e RILINDJES….! P.S – Pak të ndershëm dhe të aftë ka ky vend…!? Po përse këta të aftë dhe të ndershëm në pika kyçe të shtetit dhe të Administratës Publike na qëllojnë të gjithë të jenë pjesë e sistemit të kaluar…!? Prandaj ligji i lustracionit u bë si u bë që të qeverisemi edhe 50 vjet të tjera nga ata që kriminalizuan një shoqëri të tërë, pasojat e të cilave edhe sot po i vuan shoqëria shqiptare…!? Jo Miq, shiko ni vëndet e ish Lindjes si kanë ecur, duke u shkëputur njëherë e mirë nga e kaluara, dhe ato vënde po ecin të prosperuara… Nuk bëhet fjalë të rikthejmë Luftën e Klasave, se me këtë term sot po spekullohet keq dhe në mënyrë banale… për t’iu shmangur thelbit të problemit. Bëhet fjalë për ringritjen e një sistemi në duart e një trashëgimie të kriminalizuar… Nuk të bën përshtypje se kemi 30 vjet të njëjta fytyra politike, që mbajmë në kurriz politikanë me lidhje të errët të së shkuarës dhe nuk po i ndahen pushtetit…!? I Shikoni në vendet përreth, si i riciklojnë figurat politike herë pas here….në 4 vjet, maksimumi 8 vjet….


Leave a Reply