Është ndarë nga jeta mjekja kirurge në QSUT, Albana Çela. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga miqtë e saj, nëpërmjet postimeve prekëse në rrjetet sociale.
Nuk bëhet me dije sëmundja nga e cila vuante doktoresha, nënë e dy vajzave të mitura, por ajo ka qenë në punë deri në ditën e fundit.
Postimi i miqve
Luftove si nje luaneshe me semundjen e mallkuar!
Shpirti yt pushofte ne paqe se u lodh e u torturua mbi toke!
Me kohe na mesove ne femrave ne mjekesi, se me pune, me vullnet te hekurt, me perkushtim e dashuri per profesionin tone te veshtire, nje grua kirurge ia kalon edhe burrave!
Ngushellime familjareve, prinderve dhe te behen te forte, se vajza, bashkeshortja e nena e dy vajzave te mitura, edhe pse jeteshkurter, na dha modelin e femres se suksesshme ne shoqerine shqiptare!


Burimi/Gazeta Shqip


Leave a Reply