Në Kosovë, qytetarët e besimit islam nuk patën mundësi të kryejnë faljen e Bajramit për shkak të pezullimit të saj nga ana e Bashkësisë Islame të Kosovës. Pezullimi pasoi situatën e rënduar me COVID-19 në Kosovë, e cila gjatë këtij muaji po përballet me periudhën më të rëndë shëndetësore që nga shfaqja e pandemisë.
————————————-
Shkodra feson Kurban Bajramin

Megjithëse në kushtet e pandemisë, besimtarët myslimanë të Shkodrës mbushën sot xhamitë gjatë faljes së namazit të Kurban Bajramit. Muftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, tha se ngjarjet e muajve të fundit, si tërmeti apo pandemia, janë sprova dhe momente reflektimi për besimtarët për të përhapë të mirën në jetën e tij.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply