Mediat kosovare kanë shkruar ditën e sotme se reperi i njohur, Gjiko, është gjobitur me 400 euro për armëmbajtje pa leje.
Gjykata Themelore e Pejës ka marrë vendimin për Gjikon dhe mikun e tij, Valon Alija, i cili gjithashtu mbante armë pa leje.
Bëhet e ditur se të pandehurit janë të detyruar të paguajnë shumën e gjobës brenda 30 ditëve, ose në të kundërt rrezikojnë dënimin me burg.
Nga ana tjetër, Gjikos dhe Aliajt i janë konfiskuar armët dhe kanë pranuar fajësinë, ndërsa deklaruan se asnjëherë nuk do t’i përsërisin veprimet të tilla, duke shprehur pendim.
“Gjikolli, në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2019, në parkingun e restorantit “Univers” në Pejë, mban në pronësi, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, armën Pistoletë me gas, e markës së panjohur, cal. 9mm dhe me të ka gjuajtur në ajër disa herë gjatë një ahengu familjar, armë të cilën ia konfiskoi Policia e Kosovës, së bashku me dy karikatorë dhe një fishek me gas, pasi kishin siguruar një video të postuar në rrjetin social “Instagram” ku i dyshuari shihet duke shtënë me të njëjtën armë”, shkruajnë mediat kosovare.
Ndërkohë pas përballjes në gjykatë, Gjiko ka ndarë në “Instastory” një foto me Aliajn dhe dy avokatët e tyre, ndërsa tregon në postim se cilët janë të pandehurit dhe avokatët.






Burimi/ Gazeta Shqip


Leave a Reply