U tha shqiptarve se kishte folur me homologun grek se nuk do të kishte gjoba, sot na flet ndryshe. Pyetja shtrohet kë të besojmë ate kryeministrin e djeshëm apo atë të sotmin. Premton aq shumë sa harron se cfarë ka thënë.
Por…
Bëhet fjalë për kryeministrin shqiptar i cili u tha se nuk do të kishte penalitete për shqiptarët të cilët u kishte kaluar afati i qendrimit 90 ditor në Greqi për shkak të mbylljes se kufirit nga COVID-19.
Sot ka dalë me një formulë magjike duke theksuar se: Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitsotakis, shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve.
Por sidoqoftë është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba dhe SIÇ JAM ZOTUAR ATO DO TË RIMBURSOHEN NGA SHTETI SHQIPTAR.
NE THEMI ATË QË BËJMË DHE BËJMË ATË QË THEMI.
Si një mashtrues prefesionist nga njera anë deklaron se shqiptaret nuk janë penalizuar, ndërsa nga tjetra flet për rimbursim nga shteti, pra nga taksat e atyre qe u penalizuan.
Si do te behet rimbursimi kur shume shqiptarë ende nuk i kanë paguar gjobat pasi nuk kanë patur paratë dhe si do te behet rimbursimi i tyre ?
Kjo nuk duhet të anashkalohet pasi angazhimet personale te kryeministrit shqiptar shumë mirë mund ta zgjidhin këtë problem që vetë krijuan në mënyrë tjetër më llogjike dhe transparente, sepse teknollogjia ka ecur përpara dhe se emrat janë të shkruara nga pala greke, ku shumë mirë gjobat te shkojnë direkt pa mpleksur përsëri shqiptarët.
Poe qeveria jonë me atë kryeministër bën atë që nuk duhet bërë, por dhe ndjesë nuk ka kurajo te kërkojë se jeton ne delirin e tij.
Burimi/Facebook – Shpetim Zinxhiria


Leave a Reply