DITA ka botuar në rubrikën e saj Histori pjesë nga ditari personal i Nexhip Pajaj, i cili ka qenë shoqërues dhe truproje i Hysni Kapos, një nga njerëzit më të rëndësishëm të periudhës së komunizmit në Shqipëri.
Në një pjese te tij flitet per karakterin e mjekut Berisha por edhe per nje bejte qe Hysni Kapo e kishte krijuar vete dhe e kendonte kur ishte me njerezit e sherbimit ne versionin labçe per te zbutur atmosferen.
Sipas Nexhipit “zhdukja” e menjëhershme e Sali Berishës prej familjes Kapo fill pas vdekjes së Hysniut, fliste për shumë gjëra, jo thjesht për karakterin e tij.
Karakterin e Berishës e kishte njohur vetë Hysniu. Ambicia e tij për të qenë pranë Kapove dhe pas çdo personi me pushtet në Tiranën e asaj kohe, ishte temë barsaletash.
Hysniu shëtiste shpesh nga Kodrat e liqenit në Tiranë. Saliu e merrte vesh orën kur Hysniu dilte nga banesa dhe i qepej pas. Në ato vende ku kishte të pranishëm njerëz, ai i ngjitej përkrah Hysni Kapos dhe i fliste atij pafund, sa e lodhte – shkruan Idajet Beqiri, i cili ka sjellë ditarin e Nexhip Pajajt dhe foto te shumta te familjes Kapo me truprojat dhe njerezit e tjere te sherbimit.
Hysni Kapo, me atë humorin e tij tipik prej labi, e kishte stigmatizuar bukur karakterin e Berishës dhe të Dine Abazit përmes pak vargjeve të cilat i këndonte shpesh labçe tërbaçiote:
“Dy doktorë kam nga Tropoja,
Të dy të bukur nga boja (nga shtati).
Skërfyelli, bilbil nga goja (për Sali Berishën)
Po këtë doktorin tjetër (për Dine Abazin)
E kam besnik të vjetër!”
Burimi/temaedites.al/
Leave a Reply