Në seancën e pardjeshme dt.04.06.2020 që në fillim për procedurë ngrita disa probleme me synim përmirësimin e punës së Parlamentit, për të ndihmuar fjalën e lirë, për të mbrojtur të drejtat e opozitës…dhe për të shprehur pozicionin tim politik si deputet demokrat i palëkundur!
Nga qëndrimi i zbehtë që mbajti media kuptohet qartë që ajo është e kapur, u përpoq të ulte vlerat e veprimit tim politik dhe u përpoq të krijonte dhe ngatëresë për të cënuar punën e deputetëve demokrat.
Mënyra e qëllimshme si u shprehën disa media tregon se pronari apo pronarët e tyre janë aty brenda në seancë !
Qëllimisht disa media thanë se Deputeti Kostaq Papa u largua nga grupi Demokrat për të krijuar imazh të keq për deputetin dhe për grupin Demokrat. Në një kohë që e vërteta qëndron ndryshe sepse deupeti ishte pjesë e një tjetër grupi sajesë opozitar !
Këto media hoqën dhe zërin në fjalitë e fundit me qëllim të mos dëgjohej që grupi DD nga u largua Deputeti ishte një sajesë e drejtuar nga strukturat e maxhorancës e me qëllim pengimin e fjalës së lirë e lejimin vetëm të fjalimeve të përgatitura në dobi të saj e ku deputetët duhet ti lexonin në seancë si papagallë!
Është hequr zëri që mos të dëgjohet dhe fjalia ku Deputeti Kostaq Papa thot se mbetet i palëkundur si Deputet Demokrat i Tiranës dhe Emigracionit. Nuk e lanë të dëgjohet kjo fjali se ndryshe si do sajohej fraza që në titull që… deputeti largohet nga grupi demokrat… kjo gënjeshtër me bisht!
Por deputetët e vërtetë demokrat nuk tërhiqen e këtë e tregoi dhe takimi pas seancës i opozitës ku deputetët e vërtetë demokrat firmosën rezolutën.
Media nuk e vlerësoi këtë takim të opozitës së re qëllimisht sepse pronarët e saj e dinin se çfarë gatuhej për reformën zgjedhore!
Dhe u kuptua që pronarët e vërtetë të medias janë në parlament dhe lejonë vetën daljen e lajmit që duan ata dhe të sajuar prej tyre!
Kjo media shërbëtore e korupsionit dhe tradhëtisë e në dëmë të veprimtarisë ballëlarë të Opozitës së Re, duhet të largohet bashkë me maxhorancën dhe krejt klasën e vjetër e të kalbur politike që këto 30 vjet vetëm ka rrjep popullin tonë.
Mbetem besnik i idealit demokratik dhe shërbëtor i popullit tim!
I lirë, i pavarur, e jo hienë e jo sahanlëpirës si ata që lash prapa !
Do e them dhe më fuqishëm fjalën time në Parlament !
KOSTAQ PAPA Deputet Demokrat
I Tiranës dhe Emigracionit


Leave a Reply