Partitë opozitare në Kosovë kërkuan sot përgjegjësi nga qeveria në detyrë rreth vdekjes së një 26 vjeçari që u hodh nga një ndërtesë e qendrës së studentëve në Prishtinë, e cila po shfrytëzohet si karantinë për të kthyerit në Kosovë. Autoritetet thanë se ndriçimi i këtij rasti do të jetë përparësi ndërsa opozita paralajmëroi se do të kërkojë ngritjen e një komisioni parlamentar për të hetuar veprimet e qeverisë gjatë pandemisë. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu.
Burimi/Zeri i Amerikes
Leave a Reply