![]()
Ipad-i i ri është i gjindshëm në Europë që prej ditëve të para të Shkurtit.
Vetëm 6 muaj mbas daljes së Ipad 3, Tim Cook, pasardhësi i Steve Jobs dhe i kreu i Apple që prej 2011, i prezanton botës të sapolindurin Ipad të brezit të katërt: Ipad me ekran në retinë me 128 GB. Apple vendos të plotësojë dëshirat e të gjithë atyre që kanë nevojë për më shumë hapësirë arkivimi për dokumetat e tyre.
Në këtë mënyrë, marka e Mollës thyen traditën e së kaluarës: pushon së krijuari treg shitje, por fillon ta ndjekë atë duke u përpjekur të kënaqë sa më shumë kërkesat e klientëve duke luftuar konkurrentët Windows 8 dhe Android.
Ipad-i i ri është i gjindshëm në Europë që prej ditëve të para të Shkurtit. Përveç aftësive më të mëdha arkivuese të përmendura sipër, Ipadi i ri është i pajisur me një procesor AX6 më të fuqishëm dhe më të shpejtë se sa ai paraardhës.
Është i karakterizuar nga një ekran Retina Display multitouch touchscreen 2048X1536 pixel; modul LTE 4G i përditësuar për disa linja telefonike, bateri Li-Po 11560 mAh me autonomi 10 orë, memorie të brendshme 16-32-64 ose 128 Gb, fotokamera të pasme me 5 Megapixel dhe videorregjistrues HD. Videokamera e përparme Isight.
Ipad 4 është i gjindshëm në variantet e ngjyrave bardhë e zi. Modeli vetëm me Wi.Fi kushton 799 euro, kurse ai Wi-Fi me celular për internet në lëvizje 929 euro e lart.
Living.al
Per”Alba – Dansk” SHkodrani


Leave a Reply