![]()
Pas një varg skandalesh seksuale të cilat vazhdimisht arrijnë nga Hollivudi, është lehtë të konstatohet se yjet e famshëm botërorë me lehtësi kërcejnë nga shtrati në shtrat. Por kjo nuk mund të thuhet për të gjithë.
Disa persona të famshëm insistojnë se kanë pritur të virgjër deri në martesë, derisa disa të tjerë, të cilët më herët e kanë praktikuar seksin, kanë vendosur që partnerët e tyre të rinj t’i lënë të presin për seks, derisa në gishtat e tyre të shkëlqejnë unaza e martesës.
A ju intereson se kush ka arritur të përballojë këtë? Ja disa individë të cilët kanë marrë një vendim të tillë dhe kanë duruar deri në fund, nëse u zihet besë fjalëve të tyre.
Në kulmin e karrierës së saj muzikore, Jessica Simpson ka zbuluar se në të vërtetë është e virgjër dhe se nuk do të bëjë seks derisa të martohet.
Këtë premtim e ka mbajtur deri kur është martuar me tani ish-burrin e saj Nick Lachey, me të cilin është martuar në vitin 2002, kur ishte 22-vjeçe.
Kevin Jonas është vëllai më i madh nga vëllezërit e famshëm Jonas dhe ai publikisht ka folur rreth abstenimit të tij në seks deri në martesë, ndërsa pohimet e tij i ka vërtetuar me ‘unazën e pastërtisë’ të cilën e kishte blerë në dyqanin e stolive ‘Tiffany’s’.
Më 2009, këngëtari është martuar me të dashurën Danielle Deleasa, dhe unazën e tij të pastërtisë, e kishte ndërruar me atë të martesës.
Edhe përkundër faktit se Mariah Carey, më parë ishte e martuar me Tommy Mottola, këngëtarja kishte vendosur që me burrin e saj të tanishëm Nick Cannon, të mos bëj seks deri sa të mos martohen.
Edhe supermodelja Adriana Lima më 2006 kishte deklaruar se kurrë nuk kishte bërë seks dhe se do të mbetej e virgjër deri në martesë. Dhe ajo kishte qëndruar e tillë deri më 2009, kur edhe ishte martuar. Në këtë listë duhet shtuar edhe emrat e Tina Fey, Ali Landry, etj.
zeri.info
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply