Kur isha fëmijë n’katundin e Marmullit, n’dallim prej Krishndelleve që zgjasinë tri ditë, Pashkët kishinë nji ritual pak ma ndryshe dhe zgjatninë shtatë ditë. Tu’ fillue prej t’mërkurës e deri t’martën që n’të folmën shqiptare ka hy si. Java Madhe, Java e Pashkëve. Ushqimi kryesor për festën e Pashkëve, ishte, Buka Simite, sylltjashi (oriz i ziemë me tambël) dhe vetë.
Nëpër shtëpitë e katundit tonë, n’Marmull, caktohei nji mashkull i familjes, kryesisht, i zoti shtëpisë e shkonte n’Gjakovë për me ble tharmin e bukës, tesha t’reja për fëmijë dhe ngjyrën për me i ngjyrosë vetë. Rruga për qytet, kalonte përskaj kasollës tonë. Unë i shifsha katundarët që shkonin me fytyra t’qeshuna e kthenin shumë t’lumtun sepse mbas nji dimni t’gjatë e t’randë, dilnin n’prandverë. Mbas nji Udhës Kryqit, udhës mundimeve, udhës Kalvarit, vinte Festa Pashkëve, vinte, diella e ringjalljes, shëlbuesitë tonë, JEZU KRISHTIT. Vinte, RINGJALLJA, dita që simbolizon trijumfin e jetës mbi vdekjen. Na që ishimë ekstremishtë t’vorfunë, s’kishimë t’holla me ble tesha t’reja, ngjyrën për ve dhe tharmin e bukës.
Nana jonë, n’vend teshave t’reja, mue e vllait tim, Palit na i zgjidhte ato tesha që kishinë ma s’pakut harrna. Tharmin e bukës, nana e prodhonte vet, nuk m’kujtohet si. N’vend t’ngjyres bleme për ve, nana merrte fletët e qepëve dhe, me ato i ngjyroste vetë, por asnjiherë s’i harroj ato duarë t’vrazhda e t’plasarituna t’nanës sonë, tue zanë e tue ngjeshë brumin, at brumë tue shtri n’tanor, tue lanë me ardhë, tue vue n’çerep me u pjekë dhe kur e çonte saçin. Avulli që dilte, na e mbushte me aromë simiti t’gjithë organizmin.
Buka nxehtë simite, shkëlçente sikur rrezja diellit. Kishte korenë e kuçrremtë, por tulin e verdhë. Nji kafshatë e asaj buke kishte shien dhe ambëlsimin ma t’mirë se çdo ambëlsinë tjetër që ka mundë me fantazue mendja njeriut. Nana, i gatuante dy bukë, nji bukë t’madhe, bukë çerepi dhe nji bukë t’vogël, të cilën e çonim n’kishë për me bekue.
Bukët simite, piqeshinë t’Shtundën e Madhe t’Pashkëve dhe po at ditë, ngjyroseshinë edhe vetë, zihej sylltjashi dhe aty kah mbramja. Ndokush, prej antarëve t’familjes, kryesishtë, vajza ose gra, por edhe mashkuj. Merrnin kofinën e stilizonin me beze t’çendisuna bukur, vendosnin n’te, bukën, vetë, djathin, sylltjashinë dhe shkonin n’kishë me i bekue, që mëngjesin e t’dielës me fillue me bukë t’bekueme. Me fillue me bekimin e festës, bekimin e Zotit.
Kishte n’katundin tonë që për festën e Pashkëve thernin ndoi qingj, ndoi edh, pulë, çurë apo çuran. Mua m’kujtohetë nji herë, se n’dhjetorin e nji viti, kemi pas pre nji thi për dimën dhe nana pat thanë që ti ruajmë këta dy peshqi t’shpinës thiut për festën e Pashkëve, por gjithmonë kishim edhe ndoi pulë që na e falte prifti, dom Millorad Defar (dom Mila)
Tu’ fillue prej ditës parë t’Krezhmëve e deri t’Premtën e Madhe, t’gjitha vetë se i bante ajo pulë i ruanim për festën e Pashkëve. Pak ditë para festës, unë dhe Pali, ndanim disa ve që na mirrte mendja se ishinë ma t’forta ei vendosnim në uji e krypë, për me u forcue edhe ma shumë, se. Të Dielën e Pashkëve, dilnim n’ulicë (shesh) dhe cikrronim me fmijtë e katundit.
Bacës Mhill dhe bacës Pashk, vllaznive tonë ma t’mdhaj që ishinë rrogtarë, zotnitë e tyne u kishinë dhanë pushim dhe edhe ata kishinë ardhë n’Marmull, n’kasollën tonë për me i festue Pashkët së bashku.
T’dielën n’mëngjes, mbasi i banim me shnet Pashkët, ngranshimë edhe bukën e bekueme dhe shkonim n’kishën famullitare t’Bishtazhinit me pa meshën shejte. Mbas meshe kthenim n’Marmull dhe drejtë e në ulicë t’katundit. Kahdo që takonim rrugës, i thonim: Me shnet t’kjofshinë Pashkët! Shnet paç, edhe ty t’kjofshin me shnet na e kthente ai.
Sa ma shumë i ofroheshimë ulicës, ndihei zani fëmijve dhe t’rritunve.
Mbaje! Jo mbaje ti! Unë, po i bi n’ma mbajsh pak shtremtë. Jo jo, atëherë, po ndrrojmë e cikrrojmë. Maje për maje bëth për bëth e mbramja e merr. I mshonte majës ia thente. Ma jep venë! Pse me ta dhanë. Po, ta theva. E, po na kemi thanë edhe bëth për bëth. E mbante përsëri, kundërshtari, i mshonte edhe bëthës ia thente e ia merrte venë. N’qoftë se, i thehei veja e atij që i mshonte, atëherë, cikrronin edhe mullë për mullë. Për kohën e fminisë sonë, cikrrimi me ve, nuk ishte vetëm diçka e thjeshtë, por nji ceremonjal i vërtetë.
Fmijtë, ditë e netë vritnin mendjen. Mendonin lloj-lloj gjana, se si me forcue venë ma shumë. Kishte edhe asi që të Dielën e Pashkëve, provonin me cikrrue me ve druni. E, po t’dyshonte ndokush për kët gja e detyronte ate, me hjedh për tokë venë. N’qoftë se veja thyhei atëherë ai që e detyronte me gjuajtë venë për tokë, i jipte atij, dy-tri kokrra ve si kompenzim. E n’qoftë se veja ishte e drunit, at djal e mbulonte turpi e s’rrinte ma n’ulicë t’katundit.
Përveç cikrrimit nji tjetër lojë ishte, me vue venë n’tokë e kundërshtari e gjuante me venë e vet prej dy-tri metrave largsi. N’qoftë se e rrokte, e mirrte, n’të kundërten veja i takonte tjetrit.
Unë e Pali bashkoheshimë me grupin e fëmijve e shkonim shpi, m’shpi për me i ba me shnet Pashkët.
Me shnet, u kjofshinë Pashkët, thrrisnim na fmijtë, prej gjysmës oborrit, atëherë, dilte ndoi grue, kryesishtë e zonja shpisë dhe na e kthente përgjigjen. Shnet paçi edhe ju u kjofshinë me shnet Pashkët, tue na i lshue n’dorë nga tri kocka sheqeri t’bardhë ose. Tre bombona me ngjyrë.
Ndodhte shpesh në ndoi tjetë shtëpi, mbasi e zonja shtëpisë na njifte t’gjithëve, thërriste me emën ndoi antar t’asaj familje, tue i thanë: Hajde i herë këtu se, paskanë ardhë edhe dy djemtë e Llesh Dodsë. Mbasi, sejcili prej nesh mirrnim nga tri kokrra sheqeri, përshëndetëshimë me at zonjë, nisëshim, dhe kur mbrrinimë te dera oborrit, ndihei përsëri zani i asaj zonje, tue thirrë: O Pjetër, kthehu përsëri, kthehu vetëm ti e hajde te unë. Unë shkojsha dhe përveç atyne tri kockave sheqeri, ajo mi jipte edhe dy ve, njenën për mue dhe tjetrën për Palin.
Vetë kishinë ngjyra të ndryshme, por dominonte e kuçja. Vraponim drejtë e n’ulicë, cikrronim, na i thenin e na i mirrnin vetë. Tan e Diela Pashkëve, ishte festim me familje dhe cikrrim i veve.
T’hanën e t’martën, fëmijtë e t’rijtë e katundit, ndaheshinë n’grupe tue luajtë futboll kurse, t’rritunit e t’moshuaritë, shkonin shpi m’shpi për urimet e festës. N’mëngjesin e t’mërkurrës, katundarët, u ktheheshinë punëve t’përditshme.
Baca Pashk e baca Mhill, ktheheshinë te zotnitë e tyne ku ishinë rrogtarë kurse unë e Pali mbetnim n’Marmul. Mbetnim, n’ma t’mirin katund n’botë, tue lutë Zotin që n’festimin e radhës me marrë pjesë edhe vllai jonë ma i madhi, baca Serafin që, poashtu ishte rrogtar dhe na e donim shumë.
Para se me ba publikimin e ktij tregimi, m’erdhi n’mendë se të t’krishtenët europianë, vetëm Krishndelletë janë festë familjare kurse Pashkët janë nji festë gëzimi personal. Askush n’Europë, nuk rrin n’familje për me pritë ndoi familje tjetër, por sejcili, marrinë familjet e veta dhe shkojnë, prej katundi n’qytet, prej qyteti n’katund, n’qytet e n’regjion t’jetër, ka se shkojnë edhe jasht shtetit.
Kur asht fjala te Kroacia n’regjionin e Istries, t’gjitha hoteletë mbusheshinë me mysafirë për festën e Pashkëve. Poashtu, me mysafirë, mbushëshinë edhe Dubrovniku, deridiku edhe Spliti, Zara e vende tjera t’Dalmacisë, dhe. Krejtësishtë në fund.
Prej klasëve t’para t’shkollave t’mesme e deri n’mat naltin vit t’studimeve, kur ish fjala te folklori apo te Letërsia Popullore na msonimë nëpër shkolla, për: Pashkët, Shëngjergjin, Shënmitrin, Shënkollin, Krishndelletë dhe festa e rite tjera fetare, kryesishtë dhe krejtësishtë, vetëm t’krishtena katolike. Festa që shekuj me radhë, prej nji rituali të thjeshtë fetare, ishinë ngritë në nji traditë mbarë shqiptare, ishinë ba, nji pasuni kombëtare, prandaj. Unë sot, përzemërsishtë, i uroj të gjithë shqiptarët,
ME SHNET U KJOSHFINË PASHKËT!
Kjo festë tradicionale, dymijë vjeçare e kombit tonë.
Shënim.
M’thotë nji ditë, nji shkrolaxhi, Jo, jo, Pjetër, gabim e ke. Nuk thuhetë, Pashkët, por Pashka. Simbas hebraishtes, pas-ha. Po, ti, je hebre apo shqiptar? Jam shqiptar. Je katolik apo ortodoks? Jam protestant. Atëherë, ti mbrenda kishës tande protestante thuaj si t’duash, por kombtarishtë je i detyruemë me thanë: PASHKË, PASHKËT, festa e PASHKËVE.
Je i detyruemë me thanë, ashtu si kanë thanë PRELATËT tonë katolikë, prej kohës shën Palit Apostull e deri sot.
Me thanë, ashtu si u kanë thanë prelatët tonë katolikë që. Ty, mue e tan Kombin Shqiptarë e kanë msue me shkrue shqip.
Burimi/pirustinews.com/


Leave a Reply