Kapiteni legjendar shqiptar, Lorik Cana, ka thënë se ende është i mendimit që të kemi një Kombëtare, teksa ka treguar edhe momentet më të veçanta që ka kaluar me ‘kuqezinjtë’,
Ish qendërmbrojtësi i shqiptar ka zhvilluar karrierën te skuadrat e njohura si Paris Saint-Germain, Marseille, Sunderland, Galatasaray, Lazio e Nantes.
36 vjeçari gjithashtu mbetet njëri nga futbollistët më të dashur për tifozët shqiptar, falë dashurisë së tij të madhe për ngjyrat ‘kuqezi’ dhe rolin e liderit që e kishte brenda dhe jashtë fushës.
Lorik Cana së fundmi dha një intervistë direkte nga Roma për ‘Fan Zone’, ku përveç tjerash ka folur edhe për idenë e një Kombëtarje dhe ka treguar momentet e veçanta që ka kaluar me Shqipërinë.
“Sigurisht që po. Unë mendoj gjatë dhe shoh larg, ndaj them me bindje që nuk ka pse të kemi dy Kombëtare, kur jemi një komb. Jo vetëm unë, por shumica e shqiptarëve mendojnë se duhet vetëm një kombëtare dhe ajo kuqezi e ka bërë më së miri detyrën për të përfaqësuar kombin shqiptar” – tha Cana kur u pyet se a është ende i idesë për një Kombëtare, shkruan ‘SS’, përcjell Metro.
“Kam fiksuar vitin 2002, kur zhvillua një vëllazërore me Kosovën, ndeshjen në Zvicër ku edhe debutova në pjesën e dytë me fanellën kuqezi, si dhe ndeshjen me Armeninë, ku siguruam kualifikimin për në Kampionatin Europian” – tha Lorik Cana, kur iu kërkua që të tregoi momentet më të mira të kaluara te Shqipëria.
Burimi/njekomb.org


Leave a Reply