Bianka Zhupa, infermierja me origjinë shqiptare në Itali, ka rrëfyer një histori prekëse kur gjatë turnit i kishin thënë se në një dhomë ishte shtruar një maroken, por më pas rezultoi se ishte shqiptar. Pasi mësoi se ai ishte shqiptar dhe ajo nuk mundi ti fliste dot shqip, asaj iu “shemb bota” madje edhe ka qarë.
“Ka shumë episode dhe kujtime që kanë lënë shenjë tek mua e që do i mbaj me vete pergjithmone”, kështu thotë ajo ndërsa vijon të tregojë këtë moment
Dicka gjë që më bën të ndihem keq sa herë që mendoj për të, dhe në këtë periudhë mendoj shpesh, është kur më daten 9 mars, shkova të marr në dorëzim turnin e natës, dhe më thonë se në shtratin 4, zoti B është nga Maroku dhe pengesat në gjuhë e bënin të vështirë komunikimin me të.
Kryej veprimet e mia, shkoj tek ai e përshëndes dhe e sistemoj për natën, por ai nuk më kuptonte, në atë dhomë qëndrova gjatë gjithë natës pasi pacienti pranë tij nuk ndihej mirë, gjendja e tij ishte kritike, dhe kështu që kalova natën aty brenda.
Por ai ishte i qetë, madje flinte… në mëngjes në orën 6:50 (para ndryshimit te turnit në orën 7 të mëngjesit) kur më në fund po shkruaja dorëzimet dhe kam dy minuta kohë për të lexuar kartelat e secilit pacienti, zbuloj se zotëria i shtratit 4 ishte shqiptar.
Ne atë moment mu shemb bota, sikur të më kishte përplasur një kamion, nuk e desha më veten, pasi thoja sene do ta dija që ishte shqiptar, do ti kisha folur shqip.
Në ato momente kur je i shtruar dhe je në një shtrat spitali vetëm, dhe nje përshëndetje e thjeshtë në gjuhën tënde të bën të ndihesh më mire.
Turni im kishte përfunduar duhej të largohesha dhe nuk mund të hyja më në dhomë dhe kështu i thashë vetes mirë Bianka, qetësohu, nesër do të vish në turnin e mëngjesit; kështu që kur të rikthehesh në repart do i flasësh në shqip dhe do i shpjegosh pak situatën…do e qetësosh dhe do i qëndrosh pranë… sepse ndonjëherë këto gjëra të vogla ndihmojnë shumë.
Diten tjetër ai pacient nuk ishte më!! Dhe u ndjeva akoma më keq!!! Nuk doja ta besoja, ishte transferuar në reanimacion.
Qava, sepse dhe një përshëndetje atij do i ndryshonte jetën ( sidomos në një moment të tillë, për një të huaj që nuk di gjuhën është dhe më e vështirë).
Nuk ia fal vetes që nuk komunikova me ‘të, që nuk e kuptova se ai ishte shqiptar si mua…. do ishte ndjerë pak më mire”, thotë ajo më tej.
Zhupa e cila prej vitesh punon në Reggio Emilia ka rrëfye për gazetaren Fabiola Hoxha se si ka ndryshuar jeta e saj pas përhapjes së pandemisë covid-19.
Intervista:
Ju punoni si infermiere ne spitalin “IRÇS Santa Maria Nuova” në Reggio Emilia, nder zonat e kuqe ne Itali. Si është situata e të infektuarve në qytetin tuaj? Mesatarisht sa pacient mund te shtrohen ne nje dite me spitalin tuaj?
Situata është kritike, nuk mund të jap një numër të saktë – pasi një gjë e tillë nuk është në kompetencat e mia – dhe për momentin nuk kemi një shifër zyrtare, por mund të them se çdo ditë ka shtrime në spital, nuk ka dallim dita nga nata, të gjitha orët janë njësoj, shtrojmë pacientë në cdo orar, asnjë shtrat nuk mbetet bosh, sapo lirohet një shtrat sepse një pacient shërohet vjen një tjetër, përpiqemi të shpëtojmë sa më shumë që është e mundur dhe mbi të gjitha t’i japim një mundësi të gjithëve që të mjekohen.
Në çfarë grade të sëmundjes shtrohen në spital të infektuarit?
Pacientët shtrohen tek ne, pasi paraqiten fillimisht në urgjencë me simtoma të tilla si: temperaturë të lartë prej të paktën 5 ditësh, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, si dhe me dyshimin e një pneumonie si pasojë e kovid 19.
Mund të na përshkruani si është një ditë pune në pavionin tuaj? Si është dinamika?
Një ditë tipike në repart nis me një turn në orën 7 të mëngjesit, ku merr dorëzimet nga kolegu i natës që ka qëndruar në këmbë prej më shumë se 12 orësh.
Pasi merr dorëzimet, vishesh me uniformë, dhe për orë të tëra do të qëndrosh kështu pa të dalë kohë që të pish dicka apo të shkosh në banjë.
Sapo vishesh hyn në dhomat e pacientëve, bën analizat, mat parametrat, kryen terapinë, i sistemon, përpiqesh të kuptosh se për cfarë kanë nevojë dhe mbi të gjitha kërkon dhe t’u japësh kurajo!
Në kushte normale të gjitha këto gjëra kryhen gradualisht, ndërsa tani duhet t’i bësh të gjitha këto gjëra së bashku, për të reduktuar hyrjet dhe daljet nga dhomat, për të shmangur që të nxjerrësh virusin nga dhoma…pra duhet të jesh i kujdesshëm për çdo gjë, të marrësh të gjithë materialin që duhet, për të shmangur që të dalësh nga dhoma të zhvishesh dhe më pas të rivishesh sërish pasi mund të kesh harruar diçka.
Ju punoni mbi 12 orë në ditë dhe mbani një veshje speciale që ju mbron nga infektimi. A është e vështirë për trupin ta përballojë këtë veshje?
Në fillim më dukej e çuditshme të vishesha kështu, më bezdiste shumë, nuk isha mësuar… djersin shumë, të mbeten shenjat e maskës në fytyrë, i ke buzët e thara sepse nuk ke kohë të pish apo t’i njomësh ato.
Por tashmë që e bëj çdo ditë, jam mësuar me idenë.
Burimi/njekomb.org


Leave a Reply