Në luftë me kohë dhe veten për të shpëtuar sa më shumë jetë.
Ky është misioni dhe rreziku që po kalojnë bluzat e bardha në shumë shtet të botës, ku Covid-19 është përhapur në masë tashmë.
Situata me alarmante paraqitet në Itali, ku ashtu si shifrat e larta të qyetarëve të infektuar, e tillë mbetet edhe për inferimrët dhe mjekët e spitaleve që po trajtojnë pacientë të prekur.
“Situata më serioze paraqitet në provincën e Beragmos”, shkruan Corriere della Sera.
Në këtë artikull ajo thotë se 60% e bluzave të bardha pas kryerjes se tamponit kanë rezultuar poztivë ndaj Covid-19.
“Katër ditë më parë u kryen 150 tamponë dhe 60% prej tyre rezultuan pozitivë. Mjekët pozitivë qëndrojnë 14 ditë në karantinë dhe nuk kthen në punë nëse edhe dy tamponë të tjerë nuk rezultojnë negativë. Situata e rënduar ka bërë që shumë mjekë të cilët shfaqin vetëm spimpoma të lehta, të vazhdojnë punën në spital”, thotë artikulli mes të tjerash.
Burimi/shekulli.com.al/


Leave a Reply