Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregëtisë në Shqipëri Enio Jaço foli me Zërin e Amerikës për klimën e biznesit dhe mundësitë që paraqet ekonomia shqiptare për investimet amerikane.
Zoti Jaço tha se nuk është herët që qeveria në Shqipëri të planifikojë një stimul ekonomik për të përballuar situatën që mund të krijojë koronavirusi në vend.
Ai tha se monopolet dhe konkurrenca e pandershme janë ndër problemet kryesore për ekonominë e Shqipërisë dhe që lidhen me korrupsionin.
Zoti Jaço foli edhe për amnistinë fiskale dhe tha se është ende herët për të folur mbi detajet e planit të qeverisë mbi mënyrën se si mund të realizohet kjo reformë.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply