Pajtim Xhelo
Me popullin grek ne na lidh një bashkëjetesë mijëravjeçare, që nuk mund të mohohet dhe duhet pranuar që kanë qenë qarqe të caktuara shoviniste, ksenofobe dhe agnostike që kanë krijuar të çara në këtë bashkëjetesë. Unë nuk jam për mohimin e qenësisë së popullit dorik ( si e quajnë gabimisht grek), i cili erdhi rreth 2800 vite më parë në Ballkanin jugor, më saktë në Peloponez. Një popull me origjinë akoma të papërcaktuar mirë. Kjo nuk ka si të mohohet. Veç kujdes : ata ishin pak, erdhën nga deti ( Një Zot e di se nga!) dhe gjetën qytete të lulëzuara ekonomikisht dhe me një nivel të lartë kulturor. Unë nuk mohoj po ashtu që edha dorët kishin kulturën e tyre. Një gjë është e qartë që ata nuk erdhën as me emrin ” grek”, as me emrin ” Helenë”, apo ” Elenë” dhe gjuha e tyre nuk quhej si sot ” elenika” apo ” Helenika”,
Në ndryshim nga ne që quheshim fillimisht ” Pelasgan”, pastaj ” ilirë”, ” epirotë” ” maqedonë”, ” thrakë” etj, pastaj “Albanë ose Arbanë ose Arbër” dhe fare vonë, në kohën e pushtimit turk u quajtëm ” Shqiptarë”, grekët ishin disa fise që u organizuan në qytete- shtete të cilat i gjetën të themeluara nga pelasganët. Deri pas vdekjes së Aleksandrit të Maqedonisë e më pas, pas vdekjes së Pirros së Epirit, ai popull jetonte në hapësirat e Peloponezit. Gjithë pjesa tjetër e Ballkanit ishte populluar nga pasardhësit tashmë direkt të pelasganëve, të cilët flisnin gjuhën pelasgano- ilire- shqipe, të afërt me gjuhën që flasim ne sot dhe ishin të organizuar në Mbretëri të tipit e Mbretërive sot.
Përzierjet e para të fiseve ardhacakë që nuk u dihej origjina me pasardhësit e pelasganëve ndodhën në prag të pushtimit Romak dhe u masivizuan rreth shekullit të tretë e të katërt pas erës së re, për të arritur kulmin nën Perandorinë Bizantine në Epir( Thesproti, Molosi dhe më pak në Kaoni) dhe në Perandorin Romake të Perëndimit( në Iliri, në një periudhë të mëvonëshme me dyndjet e sllavëve të jugut së bashku me një pjesë të mirë të popullsisë vllahe të Thrakisë dhe Dakisë)
Ndarjet administrative që u bënë nga dy Perandoritë romake, më pas nga pushtuesit bullgarë e më pas nga Perandoria Osmane, sado që ruanin autoktoninë e popujve, ndikuan edhe ato në vijimin e përzierjeve dhe krijimin e kombeve ( serb, malazez, kroat, slloven, boshnjak, Albanë, grekë etj) Nga të gjithë këta kombe, të pastër ishin Albanët, të cilët kishin ruajtur me fanatizëm mospërzierjen me racat e tjera, Grekët ishin tashmë të përzier me albanë, vllahë etj dhe deri në fitoren e Pavarësisë nuk kishin qenë një komb solid, me një prejardhje të pastër. Kur u krijua Mbretëria e sajuar e Greqisë, popullsia ishte : 30% grekë, 25% vllahë dhe 45% albanë (ose Arbanë, ose Arbanitas) Revolucionin grek e bënë kryesisht albanët, kësisoj, kur u krijua shteti grek( sajesë, siç është sot Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina) kombi që po krijohej mund të merrte çfarëdo emri dhe ishte një përzierje me bazë albanët. Fati ynë i keq që mbetëm edhe për dhjetëra vite të tjerë nën pushtimin otoman, ndërkohë që kombi i ri që u quajt ” grek” u formua nga ne.. Fuqitë e mëdha të Europës e dinin fare mirë këtë, po për arsye të thella e të prapta politike dhe strategjike e lejonin përroin të rridhte e të derdhej në lumin e tyre.
Po kështu ndodhi edhe me Serbinë, me Malin e Zi e Maqedoninë, veç me një ndryshim : Albanët e Dardanisë, të Gjirit të Kotorrit, të Sanxhakut etj, nuk u bënë pjesë e përzierjes me sllavët për të krijuar kombet e tyre…Ata mbetën bashkë me sllavët në njësitë administrative, po nuk u shkrinë me ta.
Fatkeqësia e vitit 1913 e më pas ajo e viteve 1921, 1923, që lanë jashtë territorit të shtetit të cunguar shqiptar na la në udhëkryqin e qëllimshëm që Fuqitë Europiane kishin ndërtuar për ne.
U zgjata pak, për ta patur më të lehtë të argumentoj, se minoriteti grek në Shqipëri nuk është i qenësishëm, sepse ajo popullsi nuk është se është greke. Ata janë greqishtfolës vllahë dhe nomadë që detyroheshin nga fatkeqësitë natyrore të kërkonin troje për jetë të re. . Po të pyesësh njerëz nga këta greqishtfolës, ata të thonë të vërtetën…Shumica janë ardhacakë nga Arta, Preveza dhe krahinat rrotull tyre. Shumica janë vllahë dhe albanë greqishtfolës të vendosur shekuj më parë në ato vende nga erdhën. Me logjikë, nuk mund të pranohet autenticiteti i tyre, sepse nga të gjitha anët ata janë të rrethuar nga epirotë albanë. Në asnjë dokument historik nuk përmenden shpërnguljet e tyre dhe as nuk vërtetohet qenia e tyre grekë, siç pretendohet nga pala greke dhe për fat të keq e për ironi të fatit, pranohet nga shtetarët shqiptarë.
Burimi/Shkekulli


Leave a Reply